‘’Ai zotëria rrinte i fshehur te 2 Kullat, nxori ata që të hanin plumbin. S’ishte amaneti i tyre që Rama të bëhej kryeministër’’, Paloka sulmon Ramën

Publikuar tek: politike, më 13:56 21-01-2016 ‘’Ai zotëria rrinte i fshehur te 2 Kullat, nxori ata që të hanin plumbin. S’ishte amaneti i tyre që Rama të bëhej kryeministër’’, Paloka sulmon Ramën Edi Rama gjatë homazheve të sotme

‘’Ai zotëria rrinte i fshehur te 2 Kullat, nxori ata që të hanin plumbin. S’ishte amaneti i tyre që Rama të bëhej kryeministër’’, kështu e ka sulmuar Paloka kryeministrin Rama.

“Ai zotëria që rrinte i fshehur te 2 Kullat, i përqafoni sa për të kaluar radhën. Dhe ata e dinë se kush i bëri viktima familjarët e tyre. Ishit futur aty mbrapa, nxorët ata që të hanin plumbin se s’kishit guxim ju. Se kush ua dha plumbin do dalë. Ka dy të tjerë se nuk ua nxori Ina Rama se kush ua dha plumbin.

Nuk ishte amaneti I tyre për t’u bërë Rama kryeministër, as të fusi miliona ky që foli apo ministrat tuaj që të bëhen milionerë. Ju jeni bërë miliona, ministrat miliona, dhe vazhdoni talleni dhe bëni hipokrizi, dilni këtu dhe bëni sikur ju dhimbsen.

E bëtë rolin tuaj, vazhdojmë tu tregojmë shqiptarëve për milionat që fusni në xhep, që s’janë ideali I atyre që dolën në 21 janar”, tha Paloka.

Situata në Kuvend është tensionuar disa herë sot, ku nga demokratët kanë folur Berisha, Jozefina Topalli dhe Noka. Të gjithë thuajse kanë përsëritur frazën ‘’Mish për top’’, referuar qëllimit të socialistëve, sipas tyre, për përdorjen e protestuesve të 21 janarit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Balla- Berishës: Do shkosh në burg. Noka: Ishte puçi i Bamir Topit dhe Ina Ramës
Ngjela: Turp! Të vrarët na shohin nga qielli dhe na thonë: Deri Kur!!! »
Article Logic
Execution time: 0.028388977050781
array(1) { ["section"]=> string(148) "ai-zoteria-rrinte-i-fshehur-te-2-kullat-nxori-ata-qe-te-hanin-plumbin-s-ishte-amaneti-i-tyre-qe-rama-te-behej-kryeminister-paloka-sulmon-ramen-30601" }