Ajo çfarë i shkruan në WhatsApp miku i tij Astrit Patozit do t'i therë Bashës, zbulon kush do t'i fitojë zgjedhjet

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:31 18-07-2017 Ajo çfarë i shkruan në WhatsApp miku i tij Astrit Patozit do t'i therë Bashës, zbulon kush do t'i fitojë zgjedhjet

Deputeti Astrit Patozi një nga zërat më kritikë të vendimeve të kreut të PD Lulzim Basha, sot ka bërë publike një batutë që nuk do t’i pëlqejë aspak kryedemokratit.

Patozi në batutën e publikuar, të cilën siç shkruan deputeti ia ka dërguar në WhatsApp një mik i tij që nuk është i përfshirë në politikë, ka thumbuar Bashën. “Partia Demokratike e ka gjetur njeriun që e fiton gjithmonë garën brenda partisë. Tani i duhet të gjejë edhe një tjetër që të fitojë garën me partitë e tjera", shkruan ndër të tjera Patozi.

Me këtë status Patozi ka nënkuptuar se zgjedhjet brenda PD do t'i fitojë Basha.

Postimi i Plotë i Patozit:

PSE NUK E TREGOJ AUTORIN E BATUTËS

Një miku im i paangazhuar në politikë më shkruante dje në WhatsApp: "Partia Demokratike e ka gjetur njeriun që e fiton gjithmonë garën brenda partisë. Tani i duhet të gjejë edhe një tjetër që të fitojë garën me partitë e tjera." 
Emrin e autorit nuk po e them sot për dy arsye. E para, se nuk e kam marrë lejen e tij dhe nuk e di nëse kjo do t'i pëlqejë. Por më kryesorja, se kam frikë që kjo mund të ndikojë për të prishur paanësinë deri tani perfekte të Komisionit të Jemin Gjanës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02304482460022
array(1) { ["section"]=> string(119) "ajo-cfare-i-shkruan-ne-whatsapp-miku-i-tij-astrit-patozit-do-t-i-there-bashes-zbulon-kush-do-t-i-fitoje-zgjedhjet-86565" }