Ajola Xoxa i habit të gjithë, 6 muajshe shtatzënë, punon 12 orë në diell

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:00 11-06-2018 Ajola Xoxa i habit të gjithë, 6 muajshe shtatzënë, punon 12 orë në diell Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj

Bëri bujë të madhe mediatike lajmi se bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj është në pritje të një fëmije.

Por edhe pse në muajin e 6-të të shtatzënisë, Ajola nuk i lë pas angazhimet e saj në punë. Së fundmi ajo ka realizuar videon e këngës së Noizy-t dhe Alban Skënderajt, një videoklip i veçantë që u publikua dy ditë më parë.

Ajo ka postuar një foto në Instagram, ku ka treguar se për realizimin e klipit i është dashur të rrijë 12 orë në diell.

“Kjo foto është marrë pas 12 orëve xhirim nën diell. Për videoklipin e këngës “Drejt suksesit”, nga Alban Skënderaj dhe Noizy, një këngë që e vlerësova shumë që prej fillimit, për shkak të mesazhit shumë të rëndësishëm që përcjell për rininë shqiptare, asgjë nuk jepet falas, gjithçka arrihet me punë e sacrifice,asgjë nuk arrihet vetëm, por duke patur besim tek ata me të cilët punojmë, e duke frymëzuar e ndihmuar njëri-tjetrin”.-shkruan ndër të tjera Ajola.

Postimi i plotë i Ajola Xoxës:

Kjo foto është marrë pas 12 orëve xhirim nën diell. Për videoklipin e këngës “Drejt suksesit”, nga Alban Skënderaj dhe Noizy, një këngë që e vlerësova shumë që prej fillimit, për shkak të mesazhit shumë të rëndësishëm që përcjell për rininë shqiptare, asgjë nuk jepet falas, gjithçka arrihet me punë e sacrifice,asgjë nuk arrihet vetëm, por duke patur besim tek ata me të cilët punojmë, e duke frymëzuar e ndihmuar njëri-tjetrin.

Ky është edhe koncepti që kam trajtuar në video. E kam admiruar gjithmonë mikun tim Alban Skënderaj për seriozitetin e madh me të cilin ai punon, duke dëshmuar sërish se suksesi i vazhduar në kohë nuk arrihet nga frymezime momentale dhe është pasojë jo vetëm e talentit, por mbi të gjitha e përkushtimit serioz dhe pjekurisë profesionale që arrihet vetëm dhe vetëm prej punës së madhe.

Albani nuk është rastësisht një artist i madh dhe aq i dashur nga publiku, ai është një profesionist që nuk vetëkënaqet asnjëherë prej suksesit të radhës dhe që të gjithë karrierën e tij e ka ndërtuar në sajë të punës. Ashtu edhe Noizy, asgjë nuk i është falur, ai është një njeri i palodhur në punën e tij dhe me një korrektesë dhe mirënjohje të jashtëzakonshme ndaj të gjithë atyre që punojnë me të.

-640-0-5b1e786b1a038.jpg

-640-0-5b1e785e25f95.jpg

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Surprizë nga Vlora, zv.ministri i Ramës jep lajmin: Ja çfarë u zbulua gjatë punimeve
Ornela ka ditëlindjen, ja urimi i veçantë i Majlinda Bregut, i poston FOTO duke… »
Article Logic
Execution time: 0.026188135147095
array(1) { ["section"]=> string(77) "ajola-xoxa-i-habit-te-gjithe-6-muajshe-shtatzene-punon-12-ore-ne-diell-123998" }