Ajola Xoxa përshëndet Erjon Veliajn: Je njeriu më punëtor që njoh, jam krenare për ty

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:25 16-04-2015 Ajola Xoxa përshëndet Erjon Veliajn: Je njeriu më punëtor që njoh, jam krenare për ty Postimi i Ajoles ne Instagram

Në politikë, familja ka rëndësi, dhe duhet të thotë fjalën e saj. Këtë ka bërë menjëherë pas shpalljes së kandidaturës së Erjon Veliajt si kandidat i të majtës në Tiranë, edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, me të cilën u martua vitin e kaluar. 

“Njeriu më punëtor që njoh, e që do ta bëjë Tiranën të shkëlqejë duke i përkushtuar asaj të gjithë energjinë (e pashtershme) që ka. Si kurdoherë tjetër, sërish, jam aq krenare për ty! #teamEV” shkruan Ajola Xoxa në Instagramin e saj, duke shpërndarë foton e Erjonit.

Ajola ndoshta do të jetë pjesë e fushatës, edhe pse duket se që para shpalljes së kandidaturës, gjithçka ka qenë gati për rrjetet sociale. Që do të thotë: fotografia që do të ndahej në rrjetet sociale, e Erjonit me këmishë të bardhë e kollare blu; hashtagu i krijuar #teamAV, si dhe shumë elementë të tjerë për rrjetet sociale. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011432886123657
array(1) { ["section"]=> string(88) "ajola-xoxa-pershendet-erjon-veliajn-je-njeriu-me-punetor-qe-njoh-jam-krenare-per-ty-8921" }