AK, AMF dhe një shtet VK

Publikuar tek: ekonomi, më 19:58 19-09-2016 AK, AMF dhe një shtet VK

Nga Klodian Tomorri

Besoj se e keni marr vesh të gjithë lajmin e bujshëm që Autoriteti i Konkurrences (AK) ka hapur hetim për tregun e sigurimeve pas rritjes së fundit të çmimeve? Deri këtu shumë bukur. Vendim për t'u përshëndetur.

Tani e dini për ca do të hetojë Autoriteti i Konkurrencës? Për sjellje të kordinuar ose marrëveshje kartel mes kompanive të sigurimeve, ku nuk përjashtohet të jetë përfshirë edhe vet Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF)

Struktura që do kryejë hetimin nga Autoriteti i Konkurrences është Drejtoria e Mbikqyrjes së Tregut. Edhe deri këtu shumë bukur. Por ka një problem të vogël. Drejtori i Mbikqyrjes së Tregut në AK dhe kryetari i bordit drejtues të AMF-se janë i njëti person.

Dmth, e thënë shkoqur, drejtori i mbikqyrjes se tregut në AK do të hetojë veten e tij si kryetar i bordit të AMF dhe kompanitë e sigurimeve.

Tani pyesni, lexoni, kërkoni nëpër internet për një rast të ngjashëm në historinë e njerezimit ku hetuesi dhe i pandehuri janë i njëjti person. Nuk keni për të gjetur kurrë. Vetëm Komisionit Parlamentar të Ekonomise dhe Kuvendit të Shqiperise i duket normale kjo. Ndërkohe qytetaret mund të rrinë të qetë se interesi i tyre është i mbrojtur.

Ja pra, këto janë institucionet tona. Dhe ky është shteti që kemi ndërtuar. Po huazoj shprehjen e nje kolegu. Shtet VK.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023206949234009
array(1) { ["section"]=> string(29) "ak-amf-dhe-nje-shtet-vk-53425" }