AK për PDIU-PBDNJ: Koalicion pa parime. Çamë, nuk jeni vetëm. PDIU: S'kemi vendosur

Publikuar tek: politike, më 08:50 01-04-2015 AK për PDIU-PBDNJ: Koalicion pa parime. Çamë, nuk jeni vetëm. PDIU: S'kemi vendosur Kreshnik Spahiu, kreu i AK

Aleanca Kuq e Zi ka reaguar kundër koalicionit PDIU-PBDNJ, drejtuar përkatësisht Shpëtim Idrizi dhe Vangjel Dule duke i bërë thirrje në të njëjtën kohë edhe komunitetit çam të mos ndjehen vetëm.

“Nuk jeni vetëm. Koalicioni greko-çam është një koalicion pa parime dhe në dëm të çështjes çame. Çamët ndër shekuj do mbeten kuq e zi. Ne mbështesim minoritetet, jo nacionalistët grek”, ka thënë në qëndrimin e saj AK.

Pas kësaj deputeti i PDIU Tahir Muhedini tha se e vetmja gjë që ka vendosur partia e tij është se do bëjë koalicion por ende nuk ka zgjedhur nëse do i bashkohet PS-së apo PD-së.

"Vendimi i PDIU është që të negocjojmë. Negociuam me PS, do negociojmë edhe me PD. Partia jonë nuk është as e djathtë as e majtë", u shpreh Muhedini jashtë Komisionit të Ligjeve.

Ndërkohë, më herët kryeministri Rama prezantoi koalicion me PDIU në zgjedhjet vendore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama me Ndokën në Lezhë, PD: Po sfidon dekriminalizimin me “simbolin e inkriminimit”
Agron Duka: Ka zëra se Vangjush Dako e cakton vetë kundërshtarin. A është Basha pjesë? »
Article Logic
Execution time: 0.060173988342285
array(1) { ["section"]=> string(83) "ak-per-pdiu-pbdnj-koalicion-pa-parime-came-nuk-jeni-vetem-pdiu-s-kemi-vendosur-7502" }