AK, Spahiu: Enver Hoxha krenohej me Skavicën, këta e shitën për 500 mijë euro ryshfet

Publikuar tek: politike, më 10:08 07-02-2016 AK, Spahiu: Enver Hoxha krenohej me Skavicën, këta e shitën për 500 mijë euro ryshfet

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, dhe simpatizantë të këtij grupimi kanë protestuar sot përpara Ministrisë së Energjitikës për dhënien e ndërtimit të Hidrocentralit të Skavicës një kompanie turke, që sipas Spahiut është kompani fantazëm.

Spahiu tha se kompania turke arriti ta marrë Skavicën vetëm me 500 mijë eruo ryshfet ndërsa ndërtimi i dy HEC-eve të vogla, ndryshe nga projekti origjinal me në digë të madhe do shkatërrojë edhe atë që ishte krenaria e Enver Hoxhës.

“Një nga pasuritë më të mëdha, Skavica e famshme, me të cilën nderohej Enver Hoxha për 50 vite, thoshte “kemi Skavicë”. Skavicën e morën turqit për 500 mijë euro me firmën fantazëm.

Biznese nga Gjermania dhe Franca u bënë pjesë por nuk fituan. Sot shpërdorohet për 500 mijë eruo rryshfet. Kjo është një kompani fantazëm sepse kompania turke nuk ka ndërtuar kurrë një hidrocentral. Abuzojnë duke thënë se ka mbështetjen e presidentit turk Erdogan.

Në burimin e Drinit ndërtohen dy HEC-e të vogla nga një kompani e cila po shkatërron gjithë mjedisin dhe do të fusë në keqmenaxhim të gjitha hidorcentralet e tjera”, tha Kreshnik Spahiu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ironia e qytetarit: I bëj thirrje Veliajt të vijë të mbyllë tezgat e Nju Jorkut
Sipërmarrje të përbashkëta në jug të vendit, Panariti takon Guvernatorin grek të Epirit »
Article Logic
Execution time: 0.35722303390503
array(1) { ["section"]=> string(88) "ak-spahiu-enver-hoxha-krenohej-me-skavicen-keta-e-shiten-per-500-mije-euro-ryshfet-31956" }