Akad. e Shkencave: Krenarë për Kadarenë, ka përkrahur kauzën e njeriut të zakonshëm. Përshëndesin Rama dhe Thaçi

Publikuar tek: kulture-art, më 17:00 09-02-2015 Akad. e Shkencave: Krenarë për Kadarenë, ka përkrahur kauzën e njeriut të zakonshëm. Përshëndesin Rama dhe Thaçi

Ismail Kadare, ka marrë mbrëmjen e djeshme çmimin më prestigjoz të letërsisë. Ky çmim i është dhënë shkrimtarit të madh në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Librit që zhvillohet në Jerusalem. Pas kësaj, Akademia e Shkencave është shprehur në shenjë mirënjohje ndaj shkrimtarit .

“Krenarë për shkrimtarin dhe akademikun shqiptar!

Këtë vit, fitues i Çmimit të Izraelit, që jepet në Panairin Ndërkombëtar të Librit të Jerusalemit, është poeti dhe shkrimtari 79-vjeçar shqiptar, Ismail Kadare. Gjatë gjithë karrierës së tij të gjatë deri më sot, Kadare ka përkrahur kauzën e njeriut të zakonshëm, dhe parimet themelore të lirisë”,-ka thënë academia e Shkencave.


Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në facebook, ka uruar shkrimtarin Ismail Kadare për çmimin e fituar në Jeruzalem. “ Urime Ismail Kadaresë per çmimin prestigjioz që i'u dha dje në Jeruzalem! Kurdo që flitet e duartrokitet për të, Shqipëria shihet me respekt”, shkruan Rama.

Edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur vlerësimin e Ismail Kadaresë me “Jerusalem Prize”. Thaçi e konsideron Kadarenë si njeriun e madh të letërsisë shqiptare. “Një urim i ngrohtë për Ismail Kadarenë, njeriun e madh të letërsisë shqiptare për fitoren e ‘Jerusalem Prize’ të dorëzuar nga presidenti i Izraelit”, shkruan Thaçi në twitter.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vdes novelistja algjeriane, shkruajti për gruan myslimane
“Përrallë nga e kaluara” dhe “Përjetësi" restaurohen »
Article Logic
Execution time: 0.02498984336853
array(1) { ["section"]=> string(113) "akad-e-shkencave-krenare-per-kadarene-ka-perkrahur-kauzen-e-njeriut-te-zakonshem-pershendesin-rama-dhe-thaci-2839" }