Akademia e Shkencave/ ISMAIL KADARE rrëmben ÇMIMIN E KARRIERËS (Si u ndanë të tjerat)

Publikuar tek: kulture-art, më 12:45 12-04-2018 Akademia e Shkencave/ ISMAIL KADARE rrëmben ÇMIMIN E KARRIERËS (Si u ndanë të tjerat) Ismail Kadare, shkrimtar e akademik i shquar

Akademia e Shkencave nderon me çmim një ndër emrat më në zë të letërsisë bashkëkohore botërore, Ismail Kadare.

Kadare, njëherazi anëtar i Akademisë së Shkencave dhe shumë herë kandidat për çmimin Nobel, ka marrë ÇMIMIN E KARRIERËS nga juria e ASH. Shkrimtarit iu dha ky çmim në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për karrierën e tij të gjatë krijuese dhe Akademike.

Çmimi do t’i dorëzohet me një ceremoni solemne nga Akademia e Shkencave, akademikut e shkrimtarit të madh Kadare. Vitin e kaluar , çmimi i karrierës iu dorëzua akademikut të shquar kosovar IDRIZ AJETI, i cili festoi 100 vjetorin e lindjes.

ÇMIMET E DHËNA NGA AKADEMIA E SHKENCAVE:

Çmimi i Karrierës: Ismail Kadare

Çmimi për studiuesin më të suksesshëm- Grupi i studiuesve rus Aleksandër Novik, Denis Ermolin, Maria Morozova, Aleksandra Dugushina, Julia Buçatskaja për veprën Ekspedita e detit Azov, gjuha e shqiptarëve të Ukrainës.

Çmimi Çabej - Kolec Topalli për fjalorin etimologjik të shqipes

Çmimi Radovicka - Nazim Gruda dhe Andrea Shundi për veprënj Hortikultura

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nudot e Ornela Vorpsit pushtojnë Kryeministrinë (Fotogaleri)
A doni të dini si janë hasianët? Ja si i përshkruan botuesja »
Article Logic
Execution time: 0.0043931007385254
array(1) { ["section"]=> string(89) "akademia-e-shkencave-ismail-kadare-rremben-cmimin-e-karrieres-si-u-ndane-te-tjerat-116633" }