Akademia Shqiptare merr në mbrojtje fjalorin famëkeq të malazezëve, ku denigrohen shqiptarët

Publikuar tek: kulture-art, më 13:29 19-05-2016 Akademia Shqiptare merr në mbrojtje fjalorin famëkeq të malazezëve, ku denigrohen shqiptarët

Reagon Akademia e Shkencave të Shqipërisë për fjalorin encikopedik ku denigrohen shqiptarët. Akademia jonë merr në mbrojtje fjalorin famëkeq të malazezëve, ku fyheshin shqiptarët duke u quajtur agresorë dhe okupatorë.

KOMENTI I PLOTË I KRYESISË SË AKADEMISË SË SHKENCAVE:

Njoftim në lidhje me shqetësimin për paraqitjen e shqiptarëve në Fjalorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi

Gjatë dy ditëve të fundme në ndonjë të përditshme shqiptare është shprehur shqetësimi për mënyrën e paraqitjes së shqiptarëve në Fjalorin e botuar së fundmi nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi. Zëdhënësit e këtij shqetësimi, sipas të cilëve në Fjalor shqiptarët janë agresorë dhe okupatorë, i janë drejtuar edhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, duke kërkuar prej saj të shprehë qëndrimin e vet.

Megjithëse Akademia e Shkencave e Shqipërisë ende nuk e ka në duar Fjalorin, për të gjykuar me qetësi dhe arsye, mund të pohojmë fillimisht se në zërat e cituar në asnjë rast nuk janë përdorur për shqiptarët përcaktimet agresorë dhe okupatorë.

Po ashtu, në asnjë prej zërave të cituar nuk bëhet fjalë për albanizim të banorëve të Ulqinit, Tivarit, Krajës, Plavës, Gucisë, Ljarjes, Briskut e Shestanit, siç është pohuar. Polemika ka marrë shkas prej zërit albanizacija, albanizim, që shenjon proces dhe jo përcaktim etnik. Ndërsa emërtimi malësorë, sikurse dihet, nuk është ndonjë shpikje e këtij Fjalori, sepse ekziston si i tillë tek vetë shqiptarët (Àt Gjergj Fishta: Bini lekë, bini malcorë).

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka kërkuar të njihet me këtë botim të ri të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, që ende nuk është e qartë në është një fjalor enciklopedik apo thjesht gjuhësor. Ajo ka kërkuar të njihet me tërë përmbajtjen e këtij botimi dhe, duke pasur një pamje të qartë e tërësore të mënyrës së paraqitjes së shqiptarëve, si dhe duke iu referuar një përkthimi profesional, do të shprehet me qëndrimin e saj. Është rasti të kujtojmë këtu se në fushë të shkencave çështjet nuk zgjidhen me retorikë dhe me flamur shpëtimtari, por në mënyrë adekuate.

Pikërisht për këtë arsye kujtojmë me vlerësim se ishte një arritje e rëndësishme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë që, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, u arrit botimi maqedonisht i Historisë së Shqipërisë, me autor akademikun e ndjerë Kristo Frashëri, botim që zgjidhi përfundimisht polemikat e gjata në lidhje me Enciklopedinë e Maqedonisë. =

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka një partneritet të frytshëm pune dhe kërkimesh me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi dhe, nëse do të rezultojë e nevojshme, do të kërkojë shpjegime dhe rektifikime prej saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mesazh emocionues, qytetarja rastis në urban Hajrie Rondon: Me zemrën që ma bënte bam-bam, shkova i thashë në vesh...
Ukrainasit zgjedhin Shqipërinë për të pushuar, mbërrijnë 80 turistët e parë »
Article Logic
Execution time: 0.01948618888855
array(1) { ["section"]=> string(97) "akademia-shqiptare-merr-ne-mbrojtje-fjalorin-famekeq-te-malazezeve-ku-denigrohen-shqiptaret-40908" }