Akademiku Rexhep Qosja merr titullin “Qytetar Nderi” i Malësisë së Madhe

Publikuar tek: kulture-art, më 15:10 09-06-2018 Akademiku Rexhep Qosja merr titullin “Qytetar Nderi” i Malësisë së Madhe Akademiku Rexhep Qosja dhe ministri i Jashtem Ditmir Bushati

Rexhep Qosja nderohet me titullin “Qytetar Nderi”, i Malësisë së Madhe me motivacionin “Për vlerat e larta në fushën e studimeve gjuhësore, krijimtarisë letrare dhe etno-kulturore shqiptare në përgjithësi dhe kontributin e tij në themelimin e shtetit të Kosovës”.

 

Në një ceremoni të organizuar në Bashkinë e Malësisë së Madhe, Rexhep Qosja nuk i fshehu emocionet për këtë titull që i preku mendjen dhe ndjenjat.

“Na flisnin baballarët për Shkodrën sepse aty, në Shkodër, kishin mbërritur si refugjatë pas pushtimit të Luginës së Plavës e Gucisë prej Malit të Zi në pranverë të vitit 1913”. I pranishëm në këtë ceremoni Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati vlerësoi këtë titull për Akademikun Qosja si tregues se “historia nderon pakicën e veçantë që shumica nuk mund ta harrojë”.

Duke iu referuar veprës së profesor Qosjes, Ai tha se është “në kërkim të së vërtetës, edhe në kohëra kur e vërteta ishte ilegale, ai është shembulli perfekt i thënies se “pena është më e fortë se shpata”.

Sipas kreut të diplomacisë shqiptare, mendimet e tij të mprehta dhe autokritika e pashoq ka bërë që klasa politike shqiptare në të dyja anët e kufirit të gjejë te kritika e Profesor Qosjes një lloj “guri prove” mbi drejtësinë e kursit të mendimit dhe veprimit shqiptar.

“Bir i kësaj toke legjendare, Kelmendit, që do të thotë toka e të urtëve, e të thjeshtëve dhe e të mirëve, ai merr sot një nderim që ndonëse nuk e ka shkëlqimin e çmimeve të akademive të nalta, përbën mirënjohjen që toka që e lindi, i blaton birit të saj”, përfundoi ministri Bushati.

35026776_10212947531145044_340775989598486528_n.jpg

34818915_10212947531225046_1346859236734271488_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama i publikon të gjitha: Parisi, nga jeta seksuale tek kafenetë e bohemëve
Tërmet Peçi si asnjëherë më parë, i mban ISON Mjeshtrit të Madh (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0043110847473145
array(1) { ["section"]=> string(77) "akademiku-rexhep-qosja-merr-titullin-qytetar-nderi-i-malesise-se-madhe-123801" }