Akademiku tregon shkurtimisht historinë e Tinka Kurtit dhe jep një lajm të mirë

Publikuar tek: kulture-art, më 18:54 17-08-2016 Akademiku tregon shkurtimisht historinë e Tinka Kurtit dhe jep një lajm të mirë

Akademiku Përparim Kabo ka zhvilluar një bisedë me aktoren e madhe shqiptare Tinka Kurti. “Tinka Kurti mbushi 84 vjeç”, shprehet Kabo, ndërsa thekson se artistja ka një histori shumë impresionuese.

Ai njofton gjithashtu se është në mbyllje të një libri kushtuar artit, ku edhe Kurti është e pranishme.

Statusi i Përparim Kabos:

Tinka Kurti mbushi 84 vjeç, një grua potente që ka një histori mjaft të çuditshme. Kam pasur fatin ta intervistoj dhe të mbaj shënime gjithçka për jetën e saj, që nga fëmijëria dhe deri në ditët e sotme. Në një libër që po përmbyll kushtuar artit ajo është e pranishme. Artistja që vjen nga Tragjikja. Ka një histori shumë impresionuese. E gjyshja ishte një vajtuese e shquar e të vdekurve. E thërrisnin kudo që kishte vaki të tilla. Edhe e mbesa kur ishte e vogël shkonte kudo ku kishte mort, afrohej pa u vënë re dhe atje dëgjonte si qahej ai apo ajo që linte këtë botë.Kështu mësoi ritualin e vajit por edhe rrëfenjën, preku ndjeshmërinë dhe se si thyhen e ngjiten ndjenjat dramatikisht. Tek ma tregonte Tinka i shpjegova se edhe me Aleksandër Moisiun kishte ndodhur pak a shumë një takim i tillë. Për ca kohë punoi ndihmës varrmihës në Vjenë dhe kështu përcolli në Hade shumë njerëz duke vëzhguar dhe përjetuar nga rituali deri tek dhimbja e thellë. Të dy kanë zë të veçantë kumbues dhe shumë tragjik. Tinka të duam…të gjithë të duam sepse na ke dashur ti më parë ne, me artin tënd.

14017595_10155059508023765_1114108286_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 3 mijë tekste këngësh, 50 vjet karrierë dhe 70 vjeç në moshë
EURO, çdo prerje ka një stil të vetin arkitekturor, nga i lashti tek moderni »
Article Logic
Execution time: 0.010972023010254
array(1) { ["section"]=> string(85) "akademiku-tregon-shkurtimisht-historine-e-tinka-kurtit-dhe-jep-nje-lajm-te-mire-50036" }