AKEP: Kompanitë celulare do ofrojnë tarifa të barabarta brenda dhe jashtë rrjetit

Publikuar tek: ekonomi, më 21:59 07-07-2015 AKEP: Kompanitë celulare do ofrojnë tarifa të barabarta brenda dhe jashtë rrjetit

Sot është e zakonshme për një përdorues celulari të mbajë dy apo edhe tre aparate celular me vete, me nga një numër për çdo kompani. Një zgjidhje që ka qenë e “detyruar” gjatë viteve të fundit për shkak të tarifave shumë të lira që kompanitë ofronin brenda një rrjeti dhe çmimeve të larta për të telefonuar nga një operator tek tjetri. Për këtë arsye dhe penetrimi i telefonisë celulare arriti në 180%, me çdo përdorues që kishte dy telefona, transmeton Monitor.

Por, nga 1 korriku, situata pritej të ndryshojë. Përdoruesit e telefonisë celulare nuk do të kenë më interes të mbajnë nga dy apo tre aparate, pasi ka hyrë në fuqi një vendim i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), i konfirmuar edhe nga një vendim i Autoritetit të Konkurrencës (AK), sipas të cilit tarifat brenda rrjetit (on-net) do të jenë të barabarta me ato jashtë rrjetit (off-net). Kjo pritet të shtojë më tej konkurrencën mes kompanive, por dhe mundësitë për përdoruesit, që nuk do të mbeten të “mbërthyer” brenda një kompanie, të detyruar nga tarifat e ulëta brenda rrjetit. Përshmebull, nëse më parë dihej që “të merrje Club” ishte zgjidhja e vetme, tani që “Club” nuk funksionon më pasi tarifat brenda rrjetit e ato për thirje jashtë rrjetit janë njesoj, do të ketë më shumë zgjedhje për konsumatorët.

Në fakt, pa shumë zhurmë e bujë, kompanitë kanë filluar të përditësojnë ofertat e tyre për klientët.

Akoma është e vështirë të parashikohet impakti që do të ketë në treg nga këto ndryshime, por shpresojmë që me këto ndryshime, tregu i telefonisë në vendin tonë të jetë më i drejtë e konkurrues e në këtë mënyrë konsumatori shqiptar, të jetë më i kënaqur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021999835968018
array(1) { ["section"]=> string(86) "akep-kompanite-celulare-do-ofrojne-tarifa-te-barabarta-brenda-dhe-jashte-rrjetit-15568" }