AKEP, rritet numri i përdoruesve të internetit, shkëmbimi i mesazheve zëvendëson telefonatat e gjata

Publikuar tek: ekonomi, më 11:58 15-08-2016 AKEP, rritet numri i përdoruesve të internetit, shkëmbimi i mesazheve zëvendëson telefonatat e gjata

Nga publikimi i raportit të tremujorit të dytë nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare  (AKEP), rezulton se përdorimi i rrjeteve elektronike ka ardhur në rritje si pasojë e përdorimit të teknologjisë 3G dhe 4G.

Tendencat e tregut në tremujorin e dytë 2016, janë pothuajse të ngjashme me ato të tremujorëve paraardhës, ku kemi:

-Rritje të aksesit në internet në rrjete fikse dhe celulare,

-Rritje e proporcionit të thirrjeve në off-net dhe rënie e proporcionit të thirrjeve on-net në  rrjetet celulare  

-Rënie të vogla të numrit të përdoruesve të telefonisë fikse dhe rritje të vogla të përdoruesve celularë

Sipas të dhënave nga AKEP, gjatë tremujorin të dytë të vitit 2016, numri i përdoruesve të internetit broadband nga telefoni celular arriti në 1.4 milionë, 55% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, numri i mesazheve të shkruara u rrit pas disa tremujorësh radhazi në rënie, me 8% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rënia e telefonatave me anë të celularit ka treguar një lloj ngopje të njerëzve me bisedat e gjata telefonike dhe zëvendësimin me shkëmbime mesazhesh nëpërmjet aplikacioneve, si WhatsApp, Viber, apo Messenger.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032975912094116
array(1) { ["section"]=> string(104) "akep-rritet-numri-i-perdoruesve-te-internetit-shkembimi-i-mesazheve-zevendeson-telefonatat-e-gjata-49783" }