Akreditoi “Vitrinën”, Prokuroria çon në gjykatë Tafajn, deputeti: Fushtatë për “prerje kokash”

Publikuar tek: politike, më 15:20 01-10-2015 Akreditoi “Vitrinën”, Prokuroria çon në gjykatë Tafajn, deputeti: Fushtatë për “prerje kokash”

Deputeti i Partisë Demokratike, Myqerem Tafaj ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë së Përgjithshme, për të çuar çështjen e tij në gjykatë.

Tafaj e ka konsideruar të padrejtë vendimin e Prokurorisë, që sipas tij është nën presionin e Qeverisë. Ish-ministri i Arsimit shprehet se akredimiti i shkollës së lartë jopublike “Vitrina” është bërë në bazë të kompetencave që i ka dhënë Kushtetuta dhe të gjitha aktet nënligjore apo procedurat administrative në fuqi.

Tafaj në reagimin e tij thotë se kjo është e gjitha një fushatë për “prerje kokash” e qeverisë ndaj opozitës.

Reagimi i Myqerem Tafajt:

Që në fillim, dëshiroj të theksoj se vendimi i marrë nga Prokuroria Përgjithshme është i padrejtë dhe, si i tillë, duket se është marrë nën presionin e Qeverisë. Unë e kam kundërshtuar këtë vendim të Prokurorisë duke parashtruar argumente dhe sqarime të hollësishme. Çështja lidhet me një urdhër për hapje të programeve të studimit, ndërkohë që shkolla e lartë jopublike Vitrina dhe fakultetet e saj kanë qenë të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

Dëshiroj të nënvizoj se çdo vendimmarrje për hapje programesh studimi është bërë sipas kompetencave që i jep ministrit Kushtetuta e Republikës, Kodi i Procedurave Administrative, ligji i veçantë, aktet nënligjore, si dhe sipas procedurave administrative në fuqi.

Urdhri, i kallëzuar në këtë proces, ka ardhur duke respektuar të gjitha hallkat e parashikuara të vlerësimit të projektit të paraqitur nga subjekti, përfshirë edhe hallkën e ankimimit të subjektit aplikues.

Gjatë mandatit tim si ministër kam punuar me përkushtim maksimal për tiu shërbyer sa më mirë nxënësve, studentëve, mësuesve, pedagogëve dhe zhvillimit të sistemit tonë arsimor në  të gjitha nivelet e tij. Këtë detyrë e kam çmuar si një vlerësim të lartë, përgjegjësi të madhe  dhe mundësi për të kontribuar për zhvillimin e vendit tim.

Si deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, dëshiroj të siguroj Partinë Demokratike dhe qytetaret, që më kanë votuar dhe besuar, opinionin publik, institucionet dhe organizatat ndërkombëtare që mbështesin reformat në vendin tonë, se mbështes fuqimisht zbatimin e ligjit dhe luftën kundër pandëshkueshmërisë, por sigurisht nuk mund të pranoj fushata apo vendime për 'prerje kokash' për hir të luftës politike të qeverisë ndaj opozitës, apo thjesht për hir të statistikave.

Besoj se gjykata do ta gjykojë këtë çështje në mënyrë të pavaruar dhe të drejtë, sepse jam i sigurtë në pafajësinë time.


Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka çuar në gjykatë dosjen e ish-ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj.

Ish-ministri i Arsimit akuzohet nga Prokuria për "shpërdorim detyre" lidhur me certifikimin e disa universiteteve private. Sipas Prokurorisë Tafaj ka akredituar në kundërshtim me ligjin 4 fakultete private pavarësisht vendimit të Këshillit të Akreditimit por ai nuk i ka pranuar akuzat e ngritura nga Prokuroria. Tafaj ka qenë ministër i Arsimit gjatë viteve 2009-2013. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthen Braçe në Kuvend se Halimi i merr fjalën: Boll ore legen, maskara...
Deputeti nuk di të flasë? Shehu kopjon fjalimin nga rrjetet sociale »
Article Logic
Execution time: 0.0086359977722168
array(1) { ["section"]=> string(93) "akreditoi-vitrinen-prokuroria-con-ne-gjykate-tafajn-deputeti-fushtate-per-prerje-kokash-22100" }