Aksi rrugor Tiranë-Elbasan, kosto shtesë 30 milionë dollarë

Publikuar tek: ekonomi, më 17:19 09-04-2016 Aksi rrugor Tiranë-Elbasan, kosto shtesë 30 milionë dollarë

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës bëri të ditur të shtunën se kosto shtesë për përfundimin e aksit rrugor Tiranë-Elbasan llogariten në rreth 30 milionë dollarë.

“Pas problematikave të regjistruara në projektin Tiranë-Elbasan dhe kryesisht me 5 rrëshqitjet e ndodhura në segmentin e parë me një gjatësi 13 km, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vlerësuar kostot shtesë për përfundimin e këtij projekti në standardin dhe cilësinë e duhur”, thuhet në njoftimin për shtyp të MTI-së.

Nga vlerësimi I bërë, sipas MTI-së, shuma totale për të përfunduar projektin është rreth 30 milionë dollarë, afërsisht 10 deri në 15 % e shifrës totale. Sipas MTI-së, fondi shtesë ende nuk është miratuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028149127960205
array(1) { ["section"]=> string(64) "aksi-rrugor-tirane-elbasan-kosto-shtese-30-milione-dollare-37257" }