Aksident i rëndë hekurudhor në Belgjikë, 3 të vdekur dhe 40 të plagosur

Publikuar tek: bota, më 11:05 06-06-2016 Aksident i rëndë hekurudhor në Belgjikë, 3 të vdekur dhe 40 të plagosur

Të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur, si pasojë e  një aksidenti hekurudhor në në afërsi të qytetit Liezh.

Sipas njoftimeve paraprake të të agjensisë se lajmeve gjermane DPA, numri i viktimave mund të rritet.

Prefekti i këtij qyteti belg, Francis Dejon, njoftoi se nga përplasja e dy trenave, kanë humbur jetën së paku tre persona, ndërsa në mesin e 40 të lënduarve ka edhe disa në rrezik për jetën.

Stafi drejtues i kompanisë ‘Infrabel’, përgjegjëse për infrastrukturën hekurudhore në Belgjikë, bëri të ditur se aksidenti rëndë ka ndodhur kur treni i pasagjerëve u përplas me trenin transportues i cili ishte duke qarkulluar në të njëjtin binarë.

Gjatë përplasjes, dy prej gjithsej gjashtë vagonëve të trenit të pasagjerëve u përmbysën. Gazeta “Le Soir” raporton se treni i pasagjerëve në relacionin Liege-Namur u përplas me trenin tjetër me shpejtësi prej 90 kilometrave në orë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10815906524658
array(1) { ["section"]=> string(76) "aksident-i-rende-hekurudhor-ne-belgjike-3-te-vdekur-dhe-40-te-plagosur-42581" }