Aksident i rëndë, VDES një person

Publikuar tek: aktualitet, më 15:57 12-07-2018 Aksident i rëndë, VDES një person Foto ilustruese

Një aksident i rëndë raportohet nga Shkodra.

Një person ka gjetur vdekjen, pasi ka humbur kontollin e mjetit të tij. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale N.B 54-vjeç, banues në lagjen Guerile në Shkodër. 

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:40 në aksin rrugor Shkodër-Baçallek.

Sakaq, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po kryen veprimet paraprake për zbardhjen e ngjarjes. 

Njoftimi i plotë i policisë:

Me datë 12.07.2018, ora 15:40, jemi njoftuar se në aksin rrugorë Shkodër – Baçallek, ka ndodhur aksident me motorrçiklete, shtetasi N. B. 54 vjeç banues në lagjen Guerile,Shkodër, duke humbur kontrollin mbi mjetin është përplasur me një vazo lulesh, në anësore të rrugës, ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shihni ME VIDEO si vidhet BMW X5 në Fushë-Krujë, shumë afër KOMISARIATIT
 9 vite në Spaç se dëgjoi Jimi Hendrix, i moshuari feston me tortën e veçantë dhe merr dhuratë dosjen e Sigurimit »
Article Logic
Execution time: 0.09943699836731
array(1) { ["section"]=> string(39) "aksident-i-rende-vdes-nje-person-127679" }