Aksident në autostradën Tiranë –Durrës, përmbyset makina në mes të rrugës (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:21 13-02-2018 Aksident në autostradën Tiranë –Durrës, përmbyset makina në mes të rrugës (FOTO)

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Sukthit, ndërsa siç duket edhe nga këto foto të newsbomb.al makina është përmbysur në mes të rrugës.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident, por ajo që është e dukshme paraprakisht është se autoritete dhe banorë të zonës kanë ndërhyrë për t’i ardhur në ndihmë shoferit dhe për të larguar makinën nga rruga e cila ka shkaktuar një trafik të rënduar.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka përfunduar makina e përmbysur, ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

28033577_10212078481419344_2028712732_o.jpg

27939244_10212078481579348_781212219_n.jpg

Më shumë në këtë kategori: « Shkatërrohet banda, shpërndanin drogë pranë shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazet e TIRANËS (EMRAT)
Rreh xhaxhain në banesën e tij, arrestohet 32-vjeçari (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.0036108493804932
array(1) { ["section"]=> string(83) "aksident-ne-autostraden-tirane-durres-permbyset-makina-ne-mes-te-rruges-foto-110082" }