Aksident në Lushnjë, makina përplas rëndë biçiklistin, arrestohet shoferi

Publikuar tek: kulture-art, më 11:11 26-12-2017 Aksident në Lushnjë, makina përplas rëndë biçiklistin, arrestohet shoferi

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Mërtish-Grabian në Lushnjë.

Një makinë përplasi një person që lëvizte me biçikletë, duke e lënë këtë të fundit të plagosur rëndë.

Policia shoqëroi menjëherë shoferin e makinës.

“Në datën 26.12.2017, ora 10:10, në aksin rrugor Mërtish-Grabian, shtetasi A.P, 32 vjeç, banues në Lushnje, duke drejtuar mjetin tip "Volksëagen" është përplasur me shtetasin Gj.P, 50 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, i cili drejtonte një biçikletë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i biçikletës, i cili ndodhet në Spitalin Lushnje në gjendje të rëndë shëndetësore. Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i mjetit tip "Volksëagan" dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të ngjarjes”, sqaron policia. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kur nderohet Zija Çela
»
Article Logic
Execution time: 0.023916006088257
array(1) { ["section"]=> string(78) "aksident-ne-lushnje-makina-perplas-rende-biciklistin-arrestohet-shoferi-104391" }