Aksident në Qafë Priskë, makina me 4 persona bie në humnerë

Publikuar tek: kulture-art, më 19:18 27-11-2016 Aksident në Qafë Priskë, makina me 4 persona bie në humnerë

Një automjet me 4 persona është rrëzuar në humnerën e Qafë Priskës pas humbjes së kontrollit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:20 të mbrëmjes së sotme, fatmirësisht pa viktima. Makina tip “Volkswagen” me targa “TR0642P” është rrëzuar rreth 30 metra në humnerë dhe katër personat kanë mbetur të bllokuar për disa çaste.

Policia dhe forca të zjarrfikëses u nisën drejt vendngjarjes duke bërë të mundur xjerrjen nga makina dhe dërgimin në spital të shoferit, shtetasi 28-vjeçar me inicialet J.S, i cili kishte marrë plagë më të rënda. Tre pasagjerët janë plagosur lehtë por kanë mundur të dalin vetë nga mjeti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Konsulli i Nderit të Shqipërisë në Pistoia më entuziast se kurrë, jep një video-mesazh krah këngëtarit të famshëm shqiptar
Historiani Arben Llalla zbulon një fakt interesant për shqiptarët përmes këtyre dy fotove të hershme »
Article Logic
Execution time: 0.020488977432251
array(1) { ["section"]=> string(64) "aksident-ne-qafe-priske-makina-me-4-persona-bie-ne-humnere-60861" }