Aksident në Tiranë, përplaset makina e ambasadës, plagoset një grua

Publikuar tek: aktualitet, më 21:27 25-11-2017 Aksident në Tiranë, përplaset makina e ambasadës, plagoset një grua

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Shkozës, në kryeqytet. Makina e trupit diplomatik arab është përplasur me një automjet tjetër dhe si pasojë ka mbetur e plagosur një grua.

Automjeti tip ‘Benz’ me targa CD 4209 A, i cili i përket ambasadës së vendeve arabe dhe ku udhëtonin dy të huaj është përplasur me një mjet tip "Volkswagen Polo" me targa AA579Gt, në të cilin udhëtonin dy bashkëshortë me banim në Shkozë.

Nga përplasja ka pësuar plagë në kokë gruaja që udhëtonte në automjetin tip "Volswagen Polo", e cila është dërguar me ambulancë për kontroll mjekësor në spitalin e Traumës.

Sakaq nga vendngjarja policia po heton për shkaqet e aksidentit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PAMJE TRONDITËSE / Varfëria ekstreme në Bulqizë, fëmijët e zbathur në të ftohtin e acartë (VIDEO)
Arrestohet i dashuri i prezantueses së njohur shqiptare, ishte bosi i kokainës në Itali (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.0042850971221924
array(1) { ["section"]=> string(72) "aksident-ne-tirane-perplaset-makina-e-ambasades-plagoset-nje-grua-100751" }