Aksident tragjik në Shkodër, shuhet familja me 3 fëmijët

Publikuar tek: barometri, më 08:19 19-02-2018 Aksident tragjik në Shkodër, shuhet familja me 3 fëmijët

Ka shkuar në katër numri i viktimave nga aksidenti tragjik i pasdites së sotme në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

Ka ndërruar jetë në spital fëmija i tretë i familjes Preka që udhëtonte me makinë kur ndodhi aksidenti fatal pranë Kishës së Velipojës.

Kryefamiljari Edmond Preka dhe djali i vogël 9 muajsh ndërruan jetë në vend për shkak të përplasjes së fortë të makinës së tyre “Alfa Romeo” me targa “AA 474 NJ” me një fuoristradë tip “Hyundai” me targa “AA 292 OL”.

Dy vajzat, Ajsel 5-vjeçe dhe Noemi 10-vjeçe u dërguan në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Shkodrës, ku fatkeqësisht nuk mundën t’i mbijetojnë plagëve.

Nëna e tyre, Evisa, është e vetmja e mbijetuar e aksidentit fatal, dhe vijon të jetën nën kujdesin intensiv të mjekëve po në gjendje kritike për jetën.

Aksidenti sipas hetimeve paraprake dyshohet të ketë ndodhur për shkak të errësirës në rrugë dhe shpejtësisë së madhe.

Dy djemtë e plagosur në makinën tjetër, Sokol Mullaj dhe Ndrek Gjergji janë jashtë rrezikut për jetën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041717052459717
array(1) { ["section"]=> string(62) "aksident-tragjik-ne-shkoder-shuhet-familja-me-3-femijet-110709" }