Aksident tragjik në Tiranë, “Benz-i” përplas për vdekje një grua

Publikuar tek: kulture-art, më 11:10 28-11-2017 Aksident tragjik në Tiranë, “Benz-i” përplas për vdekje një grua ilustruese

Një aksident fatal ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Tiranë.

Një makinë ka përplasur një grua, e cila ka ndërruar jetë disa orë më vonë në spital. Drejtuesi i mjetit tip “Benz” është larguar menjëherë pas aksidentit. 

"Më datë 28.11.2017, rreth orë 02:00, Salla Operative është njoftuar se në Bulevardin “Gjegj Fishta”, ka ndodhur një aksident. Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë si dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake rezulton: Në Bulevardin “Gjergj Fishta” , një mjet tip “Benz”, me ngjyrë gri me portobagazh ka aksidentuar shtetasen P. B. 47 vjeçe dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Shtetësja P.B ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe mjetit", sqaron policia. 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulimi i bujshëm, dalin në dritë kujtimet e firmëtarit të Pavarësisë Hajredin bej Cakrani, ja çfarë shkruhej
Guida italiane zgjedh këtë restorant në Tiranë si më prestigjozin, kush është pronari që nisi gjithçka në moshën 15-vjeçare si pjatalarës »
Article Logic
Execution time: 0.02690601348877
array(1) { ["section"]=> string(68) "aksident-tragjik-ne-tirane-benz-i-perplas-per-vdekje-nje-grua-101052" }