Aksidentet rrugore, numri i të vdekurve në krahasim me një vit më parë

Publikuar tek: ekonomi, më 15:10 21-03-2017 Aksidentet rrugore, numri i të vdekurve në krahasim me një vit më parë

Gjatë muajit shkurt, sipas raportit të INSTAT, rezulton që numri i aksidenteve është ulur me 13,3% në krahasim me Janarin e këtij viti.

Gjatë shkurtit numërohen 117 aksidente rrugore, ndërsa në krahasim me një vit më parë numri i të aksidentuarve është 159 persona nga 172.

Numri i të aksidentuarve në periudhën Janar- Shkurt 2017 është ulur 14,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në dy muajt e parë të vitit 2017, numri i personave të vdekur është rritur me 2,6 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Aksidentet rrugore, në 83,8 % të rasteve, kanë ndodhur nga sjellja e drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve (33,3 %) është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç.

Në Shkurt 2017, numri të aksidentuarve (vdekur apo plagosur) për 100.000 banorë ishte afërsisht 6 persona, krahasuar me mesataren e vitit 2016 ky numër u ul me 25%. /Newsbomb.al/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02584981918335
array(1) { ["section"]=> string(75) "aksidentet-rrugore-numri-i-te-vdekurve-ne-krahasim-me-nje-vit-me-pare-72665" }