Aksidenti FATAL në Pogradec, nëna e 3 fëmijëve u përplas para derës së shtëpisë (EMRI-DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:25 11-07-2018 Aksidenti FATAL në Pogradec, nëna e 3 fëmijëve u përplas para derës së shtëpisë (EMRI-DETAJE)

Një 45-vjeçare humbi jetën pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë fshatit Hudenisht. Mjeti tip “Ëolksëagen”, me targë greke YOT 4841 me drejtues shtetasin A.B, ka aksidentuar shtetasen Armanda Jaçellari. 45-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Mësohet se ajo sapo kishte zbritur nga një furgon i linjës Lin-Udënisht, kur u përplas nga makina. Aksidenti ndodhi shumë pranë shtëpisë së saj, ndërsa ajo la jetimë 3 fëmijë. Gjithashtu bëhet me dije se gruaja mbante për dore edhe vajzën e saj 5 vjeçe, kur u aksidentua. Fatmirësisht, fëmija ka shpëtuar pa lëndime.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ZBARDHET misteri i BRESHKËS, si u gjet në Lezhë dhe u lëshua e dëmtuar në det (FLET i ALARMUAR EKSPERTI)
Përfundon në kanal mundi i fermerëve »
Article Logic
Execution time: 0.017691850662231
array(1) { ["section"]=> string(97) "aksidenti-fatal-ne-pogradec-nena-e-3-femijeve-u-perplas-para-deres-se-shtepise-emri-detaje-127549" }