Aksidenti mbrëmë në Kalimash, vajza që humbi jetën ishte këngëtare e muzikës popullore

Publikuar tek: kulture-art, më 07:11 13-11-2017 Aksidenti mbrëmë në Kalimash, vajza që humbi jetën ishte këngëtare e muzikës popullore

Një aksident i rëndë u shënua mbrëmë vonë në dalje të tunelit të Thirrës në Kalimash të Kukësit, e për pasojë humbi jetën një 29 vjeçare dhe një pasagjer tjetër që udhëtonte në makinë është në gjendje të rëndë.

Mësohet se Stela Gjoka, e cila mbeti viktimë e këtij aksidenti automobilistik ishtë një këngëtare e njohur për zonën e Mirditës.

Lajmin e trishtë e kanë shpërndarë edhe miqtë e saj në rrjetet sociale, të cilët e cilësojnë atë si një vajzë të talentuar dhe shumë të dashur me të tjerët.

“Ndërron jetë, e mira STELA!

Ne moshe fare te re, pas nje aksidenti tragjik ne dalje te tunelit te Thirres ne autostrade, nderroi jete kengetarja Stela Gjoka.
Mbaj mend qe me kerkoi te vinte qe nga Kosova per ne "Mirdita Turistike 2017" me Prena Becin, sepse e donte shume Mirditen dhe grupin artistik, sidomos kur ai performonte ne Dasmen Turistike, ndaj ate dite korriku ajo ishte pjese e kanges se granise ashtu e urte, e qeshur dhe tejet korrekte. Me pastaj dhe ne klipin "Doruntina e Mirdites".
Jane dy foto qe i kam shkrepur, me sa duket, per ta mbajtur ne kujtese ashtu te qeshur, gjithe miresi e shpirbardhesi te miren STELA!
Ngushellime te thella e te sinqerta, familjes, te afermeve dhe dashamireve te saj, nga artistet e Ansamblit MIRDITA!”, shkruan Gjergj Marku, publicist i zonës së Mirditës.

Makina tip “Volksëagen” doli nga rruga në hyrje të tunelit dhe u përplas me trafikndarësen. Drejtuesja Stela Gjoka me banim në Mirditë ndërroi jetë në spital. Në mjetin me targa “AA 477JB”, ndodhej edhe pasagjeri nga Ferizaj i Kosovës, 32-vjeçari me inicialet R.F.

 23380068_10212810792616682_1706913688882956346_n.jpg

 

23517865_10212810792056668_553046595308481399_n.jpg

 

23621544_10212810790456628_8078758464726007619_n.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037119388580322
array(1) { ["section"]=> string(91) "aksidenti-mbreme-ne-kalimash-vajza-qe-humbi-jeten-ishte-kengetare-e-muzikes-popullore-99341" }