Aksidenti tragjik, përcillen për në banesën e fundit 5 anëtarët e familjes

Publikuar tek: rajon, më 06:44 11-07-2018 Aksidenti tragjik, përcillen për në banesën e fundit 5 anëtarët e familjes

Pasditen e djeshme janë përcjellë për në banesën e fundit 5 anëtarët e familjes Sadikaj, në Suharekë, të cilët u shuan pas një askidenti tragjik.

Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë mijëra qytetarë jo vetëm nga Suhareka, të cilët i kanë dhënë lamtumiren e fundit viktimave të këtij aksidenti.

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, tha se “në këtë ditë të rëndë dhe të zezë jo vetëm për komunën tonë, duhet të gjejmë forcë dhe të përçojmë mesazh tek diaspora por edhe tek të gjithë bashkëkombësit tanë, që të kenë kujdes gjatë lëvizjes me vetura, që mos të na përsëriten tragjedi të këtilla”.

Viktimat e këtij aksidenti të cilëve iu dha lamtumira e fundit mes lotësh dhe dhimbjesh janë: Jeton Sadikaj, i cili drejtonte mjetin, nëna e tij Hidajetja, bashkëshortja Albesa, dhe dy fëmijët, Erjoni dhe Eliesa.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Haradinaj: Austria partner ekonomik dhe politik i Kosovës
Ditë historike, Maqedonia pret ftesën për anëtarësimin në NATO »
Article Logic
Execution time: 0.02006196975708
array(1) { ["section"]=> string(80) "aksidenti-tragjik-percillen-per-ne-banesen-e-fundit-5-anetaret-e-familjes-127483" }