Aksidentohet autobusi i Skënderbeut në Beograd, "ngujohet" delegacioni i klubit korçar

Publikuar tek: sport, më 09:02 02-11-2017 Aksidentohet autobusi i Skënderbeut në Beograd,

Edhe pse u menduar që gjithçka do shkonte mirë, probleme ka pasur sërish për skuadrën e Skënderbeut në Bograd para zhvillimit të takimit ndaj Partizanit të Beogradit.

Problemet e para janë hasur kur skuadra korçare është kthyher nga stadiumi ku zhvilloi stërvitjen e fundit dhe gjatë rrugës për në hotel, autobusi është përplasur me një bordurë. Ka qenë një përplasje e lehtë, por nga drejtuesit e menduar si diça e stisur, por nuk ka qenë kështu.

Nuk mjafton me kaq, në momentin që delegacioni i klubit korçar ka mbërritur në hotel, është prishur dera elektrike e furgonit, kjo ka bërë që ata të qëndrojnë të "ngujuar" për gati 10 minuta deri sa problemi ëshyë zgjidhur. Këto kanë qenë incidentet që kanë ndodhur gjatë qëndrimit të ekipit të Skënderbeut në Beograd, gjithçka tjetër mësohet të ketë shkuar shumë mirë deri tani. Kujtojmë, që Skënderbeu luan sot në orën 19:00 ndeshjen e kthimit ndaj Partizanit të Beogardit, e vlefshme për Europa League.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbyllen ndeshjet, Tottenham shokon Realin e Madridit, Napoli “shkërrmoqet” përballë Manchesterit
»
Article Logic
Execution time: 0.017879009246826
array(1) { ["section"]=> string(89) "aksidentohet-autobusi-i-skenderbeut-ne-beograd-ngujohet-delegacioni-i-klubit-korcar-98056" }