Aksidentohet Balla, reagon menjëherë analisti: Si do të bënte vendi pa Taulantin

Publikuar tek: barometri, më 08:06 22-09-2018 Aksidentohet Balla, reagon menjëherë analisti: Si do të bënte vendi pa Taulantin

Pas aksidentit të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka reaguar menjëherë analisti i njohur Ilir Demalia.

 

Me anë të një postimi në Facebook, Demalia ka ironizuar Ballën duke u shprehur se është një fat i madh për shqiptarët që shpëtoi mirë.

Gjithashtu analisti ngre pyetjen se si do të bënte pa Taulantin Rilindja dhe Parlamenti, vendi dhe e ardhmja.

Postimi i plotë i Ilir Demaliajt:

Taulanti, paska pasur një aksident rrugës për në Shodër.

Paska dashur Zoti të shpetoj mirë dhe ky një fat i madh për shqiptarët, se si do të bënte pa Taulantin Rilindja dhe Parlamenti, vendi dhe e ardhmja?!!!

Taulanti, si rilindas, sëpaku ti shkruaj shqip shqiptarëve dhe jo me gjuhën e Turkish bisht Albania Airline apo te byrazerit Erdogan.

Rilindasit pastruan gjuhën. Nuk është e hijëshme për rilindasin Taulant të na e bëj pis me inshallah!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.2696578502655
array(1) { ["section"]=> string(85) "aksidentohet-balla-reagon-menjehere-analisti-si-do-te-bente-vendi-pa-taulantin-135195" }