Aksidentohet eskorta e ministrit Ditmir Bushati

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:22 09-04-2016 Aksidentohet eskorta e ministrit Ditmir Bushati

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është përfshirë pasditen e sotme në një aksident automobilistik në Rrugën e Kombit. Eskorta e ministrit është aksidentuar në afëri të fshatit Gëziq, ndërsa raportohet se Bushati nuk ka pësuar dëmtime. Ishte deputetja demokrate e Mirditës, Albina Deda që njoftoi fillimisht për ngjarjen. “Sipas një informacioni që më erdhi, Ministri Bushati me eskortën e tij kanë bërë aksident përgjatë rrugës së Kombit ( në afërsi të Gëziqit). Policia e komisariatit Mirditë është në vendngjarje”, shkruante ajo. Ashtu siç edhe njofton deputetja, policia ka qenë në vendin e ngjarjes, por e ka mbajtur aksidentin të fshehur. Pas publikimit të lajmit në media, ka reaguar edhe policia e shtetit. "Më datë 08.04.2016 në orën 18:30 në vendin e quajtur Ura Fanit, në dalje të Autostradës Kalimash-Rrëshen, ka ndodhur një aksident automobilistik me pasoje vetëm dëme materiale (karambol) ndërmjet dy mjeteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ne njërën prej të cilave ndodhej Ministri Ditmir Bushati. Ministri Bushati dhe të gjithë personat e tjerë që ndodheshin në të dy mjetet nuk kanë asnjë dëmtim". Bushati po kthehej nga vizita në Prishtinë, ku mori pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit Hashim Thaçi. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030566930770874
array(1) { ["section"]=> string(53) "aksidentohet-eskorta-e-ministrit-ditmir-bushati-37207" }