Aksidentohet në Maqedoni ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:30 17-07-2017 Aksidentohet në Maqedoni ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj

Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj, pasditen e djeshme është përfshirë në një aksident në Maqedoni ku ka mbetur i lënduar.

Ai ka bërë të ditur për mediat se është në gjendet të mirë shëndetësore dhe është i shtruar në spital.

Sipas tij, aksidenti ka ardhur si pasojë e lagështisë së rrugë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:30 në kryqëzimin e autostradës në pikën kufitare Tabanoc – Kumanovë në krahun që përfshin rrugën mes Kumanovës dhe Kriva Pallankës. Arben Ahmetaj udhëtonte me një mjet tip Range Rover, i cili është dëmtuar.

Në aksident janë përfshirë ish ministri i Financave, një autobus dhe dy makina të tjera, ndërsa janë plagosur 14 veta, mes të cilëve edhe Arben Ahmetaj.

            

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një kroçiere super gjigante ankorohet në Sarandë, të gjithë mbeten gojëhapur nga çfarë shohin
FOTO E RRALLË: Plazhi i Hekurudhës në Durrës në vitet ‘80 »
Article Logic
Execution time: 0.019785165786743
array(1) { ["section"]=> string(69) "aksidentohet-ne-maqedoni-ish-ministri-i-financave-arben-ahmetaj-86381" }