Aksionet e qeverisë, dështim? Të ardhurat nuk janë rritur, më pak para se plani në buxhet

Publikuar tek: politike, më 07:43 20-10-2015 Aksionet e qeverisë, dështim? Të ardhurat nuk janë rritur, më pak para se plani në buxhet

Pavarësisht një sërë aksionesh të qeverisë sa i takon luftës kundër informalitetit e masave të ashpra deri në burgim për evazorët, duket se rezultatet nuk janë ato që priteshin.

Financat shënojnë deficit në arkëtimin e të ardhurav. Derficiti i mbledhjes së të ardhurave në Tatime dhe Dogana gjatë periudhës janar-shtator është 7  miliardë lekë.

Burime në Ministrinë e Financave kanë thënë për Panoramën se ky deficit vjen edhe pas rishikimit të planit 9 ­mujor për mbledhjen e të ardhurave. Financat pranojnë se problematike në mbledhjen e të ardhurave janë Doganat, ku siç duket problemet shfaqen në zhdoganimin e mallrave të akcizës. Me rritjen e ndjeshme të akcizave, në linjë me vendet e tjera europiane, edhe të hyrat nga ky zë në buxhet priteshin të rriteshin ndjeshëm. Në paketën e fundit fiskale u rritën akcizat për një sërë produktesh, si nafta, kafeja, birra, ndërkohë që për herë të parë u vendos edhe akciza për pijet energjike. Duke iu referuar të dhënave të 8­mujorit në zhdoganimin e mallrave të akcizës, pati një mosrealizim në vlerën e 89 milionë lekëve kundrejt planit të përcaktuar. Problem tjetër është shënuar edhe në arkëtimin e të ardhurave që mblidhen nga pushteti vendor, siç është taksa e ndërtesës dhe taksat lokale. Qeveria është në presionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për mosrealizimin e treguesve fiskale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Së shpejti paketa e shpëtimit, nëse refuzon qeveria e zbatojmë me forcën e qytetarët
Senatori refuzon donacionin e Shqiptarit që ngriti çmimin e ilaçit të HIV, Martin Shkreli: Më vjen ta përplas në mur »
Article Logic
Execution time: 0.027431011199951
array(1) { ["section"]=> string(92) "aksionet-e-qeverise-deshtim-te-ardhurat-nuk-jane-rritur-me-pak-para-se-plani-ne-buxhet-23517" }