Aksioni anti-informalitet thellon gropën fiskale, 16 miliardë lekë deficit për shtator-nëntor

Publikuar tek: ekonomi, më 21:36 18-12-2015 Aksioni anti-informalitet thellon gropën fiskale, 16 miliardë lekë deficit për shtator-nëntor

Në krahasim me planin fillestar, buxhetit të shtetit i “mungojnë” rreth 31 miliardë lekë. Kujtojmë se buxheti u rishikua në ulje në fund të muajit gusht, si rrjedhojë e performancës së dobët të të ardhurave, duke e kthyer buxhetin në “pikën zero“ në raport me planin dhe mosrealizimi prej  16 miliardë lekësh ka ardhur vetëm për periudhën shtator-nëntor.

Financat nuk kanë arritur të përmirësojnë rendimentin e mbledhjes së të ardhurave as në muajin nëntor, pavarësisht se aksioni kundër informalitetit ka hyrë në muajin e tretë të tij.

Sipas të dhënave paraprake, totali i të ardhurave në buxhet për periudhën janar-nëntor ishte rreth 342 miliardë lekë, duke rezultuar rreth 16 miliardë lekë më pak se plani i rishikuar në gusht të këtij viti (plani për 11 mujorin ishte 358.24 miliard lekë).

Për periudhën 10 mujore, mosrealizimi i planit kishte qenë rreth 11 miliardë lekë dhe nëntori i ka shtuar dhe 5 miliardë lekë të tjera kësaj grope.

Në krahasim me planin fillestar, buxhetit të shtetit i “mungojnë” rreth 31 miliardë lekë. Kujtojmë se buxheti u rishikua në ulje në fund të muajit gusht, si rrjedhojë e performancës së dobët të të ardhurave, duke e kthyer në “pikën zero“ në raport me planin dhe mosrealizimi prej  16 miliardë lekësh ka ardhur vetëm për periudhën shtator-nëntor.

Në raport me 11 mujorin 2014, të ardhurat në buxhet janë rritur me rreth 4%. 

Janë të ardhurat nga tatimet e doganat (specifikisht doganat) ato që kanë shfaqur performancën më të dobët, duke ndikuar në rreth 70 % të mosrealizimit.

Ekspertët e financave shpjegojnë se nuk pritet të bëhet një tjetër ndryshim i buxhetit (pas aktit normativ të disa ditëve me parë që bëri një rishpërndarje të shpenzimeve), por përmes një urdhëri administrativ kufizohen shpenzimet në masën që nuk janë realizuar të ardhurat. Ndërsa buxheti 2016, i cili është hartuar mbi planin e rishikuar 2015 (që për 11 mujorin ka një mosrealizim prej 16 miliardë lekësh) mund të ndryshohet në gjysmën e parë 2016. /Mointor.al/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032787084579468
array(1) { ["section"]=> string(98) "aksioni-anti-informalitet-thellon-gropen-fiskale-16-miliarde-leke-deficit-per-shtator-nentor-28100" }