Aksioni i RENEA-s në Divjakë, në kërkim të rivalëve të Aldo Bares

Publikuar tek: aktualitet, më 13:04 14-09-2018 Aksioni i RENEA-s në Divjakë, në kërkim të rivalëve të Aldo Bares Laert Haxhiu

Mëngjesin e sotëm forca të shumta policore dhe RENEA kanë nisur një aksion në fshatin Remas të Divjakës për të kapur dy persona të shpallur në kërkim.

Sipas Report Tv, njëri prej të kërkuarve është autori i dyshuar i maskarës së 11 shtatorit 2017 në Lushnje, Laert Haxhiu, i cili së bashku me Orges Bilbilit dyshohet të kenë qëlluar për vdekje Jurgen Hoxhën dhe Samir Latifin.

Laert Haxhiu njihet edhe si rival i Aldo Bares, madje një vit më parë gjatë masakrës së Lushnjes ka pasur si shënjestër nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurtin.

Gjatë këtij aksioni ka mbetur i plagosur edhe 77-vjeçari Haxhi Lika teksa forcat e policisë kanë tentuar të hyjnë në banesën e të moshuarit, atje ku dyshohej se strehoheshin dy të kërkuarit e policisë.

Në rrethana ende të paqarta shtetasi Haxhi Lika është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Goditet me plumb nga RENEA, reagon deputeti për ngjarjen: Është terrorizuar e gjithë lagjia, çfarë krimi kanë bërë Arbeni dhe Martini?
I maskuar dhe me thikë në dorë i mori shitëses xhiron ditore, arrestohet 19 vjeçari në Tiranë (EMRI- VIDEO E GRABITJES) »
Article Logic
Execution time: 0.020998001098633
array(1) { ["section"]=> string(71) "aksioni-i-renea-s-ne-divjake-ne-kerkim-te-rivaleve-te-aldo-bares-134305" }