Aksioni në Jalë, IKMT SHKARKON nga detyra 4 inspektorë pas përgjimeve (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:00 21-09-2018 Aksioni në Jalë, IKMT SHKARKON nga detyra 4 inspektorë pas përgjimeve (EMRAT) Nga aksioni ne Jale

Inspektoriati Kombëtar i  Mbrojtjes së Territorit (IKMT) shkarkon nga detyra 4 inspektorë pas një audio-përgjimi publikuar në media.

Janë shkarkuar Jurian Mina, Alesio Haxhiraj, Olti Shabani dhe Vlison Lalaj.

“Asgjë dhe asnjë s’do të njollosë punën tonë”, është shprehur Dallëndyshe Bici, kryeinspektorja e IKMT lidhur me faktin që u publikuan audio- përgjime ku inspektorët i sugjeronin pronarëve të "jepnin diçka, ta kishin mbyllur” në mënyrë që mos u prisheshin banesat.

Aksioni i prishjes së disa banesave dhe bizneseve në Jalë, u shoqërua me tension e përleshje fizike.

NJOFTIMI I IKMT:

Kreu i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes se Territorit, Dallëndyshe Bici, ka vendosur sot shkarkimin nga detyra për inspektorët e degës IKMT Vlorë: Jurian Mina,
Alesio Haxhiraj,
Olti Shabani, si dhe Vilson Lalaj - Përgjegjës sektori i Degës IKMT Vlorë. 

Vendimi i kryeinspektores Bici ka ardhur pas shfaqjes në media të një rregjistrimi ku përfshiheshin edhe inspektorët e IKMT në biseda të dyshimta me poseduesit e objekteve të prishura gjatë aksionit të fundit në Jalë. "Asnjë dhe asgjë nuk do të mund të njollosë punën tonë plot saktifica, rreziqe dhe pengesa në shërbim të komunitetit dhe ligjit", ka thënë Bici, gjatë një mbledhjeje urgjente në inspektorat. Ajo falënderoi mediat dhe shprehu vendosmërinë se cilido që tejkalon kompetencat e tij, shkel ligjet, apo kërkon të shfrytëzojë sadopak punën e shtetit shqiptar, do të përballet me drejtësinë.

42205450_2049804928374546_7469013028994809856_n.jpg

42199158_2049804825041223_7925232615613792256_n.jpg

42319727_2049804861707886_6379947221244182528_n.jpg

42293486_2049804988374540_7160870913875902464_n.jpg

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Grabitën kambistin, arrestohen 2 adoleshentët vlonjatë me mijëra EURO në çantë (VIDEO- DETAJE)
Kryemadhi në selinë e Kryegjyshatës Botërore: Mora nga ta mësimin që sakrifica dhe toleranca janë vlerat e paçmueshme »
Article Logic
Execution time: 0.0047528743743896
array(1) { ["section"]=> string(81) "aksioni-ne-jale-ikmt-shkarkon-nga-detyra-4-inspektore-pas-pergjimeve-emrat-135141" }