Aksioni opozitar, Kryemadhi flet për planet: Ne nuk përfaqësojmë as Ruçin e as Ballën, por votuesit

Publikuar tek: barometri, më 07:47 09-06-2018 Aksioni opozitar, Kryemadhi flet për planet: Ne nuk përfaqësojmë as Ruçin e as Ballën, por votuesit

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një intervistë ka folur në lidhje me aksionet opozitare të kohëve të fundit, teksa ka treguar për planet në vijim.

 

 

Sipas Kryemadhit, lëvizjet opozitare do të vijojnë për sa kohë që LSI përfaqëson votuesit e saj, ndërsa ka shtuar se aksioni i ndërmarrë do vazhdojë të rritet.

“Aksioni opozitar vazhdon, vazhdon që në momentin që ne jemi prezent, pavarësisht se Parlamenti i ka përfunduar të gjithë etapat e tij të komunikimit të një Parlamenti demokratik. Të një Parlamenti për të cilin shqiptarët kanë aspiruar. Por detyra jonë si opozitë është që të jemi aty prezent sepse ne nuk përfaqësojmë Gramoz Ruçin, as Taulant Ballën, aq më keq Edi Ramën, por përfaqësojmë ata votues që kanë besuar qoftë te LSI, qoftë te PD. Unë mendoj që aksioni opozitar do të vazhdojë duke u rritur sepse e kupton çdo ditë e më shumë, ne nuk është se nuk e dimë, ne jemi të bindur që logjika me krimin e organizuar nuk funksionon. Por pavarësisht nga kjo ne kemi detyrën tonë që duhet të realizojmë ose të kalojmë të gjitha etapat demokratike deri në përfundim për të arritur atë çka shqiptarët sot, për hir së vërtetës 80% e tyre kërkojnë largimin e kësaj qeverie e cila është totalisht e inkriminuar”, ka thënë Kryemadhi në Top Channel.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037638902664185
array(1) { ["section"]=> string(103) "aksioni-opozitar-kryemadhi-flet-per-planet-ne-nuk-perfaqesojme-as-rucin-e-as-ballen-por-votuesit-123758" }