AKT, Dhame: Shqipëria po shihet gjithnjë e më shumë nga vizitorët e huaj

Publikuar tek: kulture-art, më 11:16 22-04-2015 AKT, Dhame: Shqipëria po shihet gjithnjë e më shumë nga vizitorët e huaj

Shoqata Shqiptare e Turizmit –ATA me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes  (MZHETTS), dhe Agjencisë Kombetare të Turizmit (AKT)  mbajti një ditën e djeshme në vigjiljen e vitit te 7-të të krijimit të kësaj shoqate -ATA, e para shoqatë ombrelle në vend ngritur me mbeshtetjen teknike te GIZ dhe USAID, I konsideruar si  samiti më i rëndësishëm për industrinë e turizmit.

Tema për këtë vit ishte "Turizmi; rruga e sigurt drejt zhvillimit ekonomik" dhe bashkoi mbi 150 biznese, individë dhe organizata nga mbarë vendi që veprojnë në këtë fushë. Në konference u prezantohen arritjet në shërbim të industrisë qe u shënuan nga  operatorët turistikë shqiptarë gjatë aktivitetit të tyre të vitit 2014, sfidat dhe plani i punës për vitin 2015.

Gjithashtu në kuadër të bashkëpunimit të sektorit publik-privat, u nënshkrua për herë të parë një marrëveshje bashkëpunimi mes AKT-së dhe ATA-s.

Duke folur në këtë konferencë Julinda Dhame, Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit tha se  “Shqipëria po shihet gjithnjë e më shumë nga vizitorët e huaj dhe pushuesit vendas si një vend mjaft tërheqës që ofron turizëm  bregdetar, malor,kulturor, të aventurës etj, jo vetëm duke eksploruar mjediset shqiptare me potencial për turizmin por në mënyrë që e ardhmja e këtij sektori të adresojë sa më shumë turistë e vizitorë nga vende të ndryshme të botës, si vendi që ngjall trend dhe mundësi të pafundme eksploruse. Jemi optimiste,  u shpreh ajo, se nismat per promovimin e turizmit shqiptar në botë do të japin rezultate duke filluar që këtë sezon ndërsa shumë institucione të huaja e konsiderojnë turizmin shqiptar, potencial dhe risi të veçantë pushuese e shlodhëse, që duhet vizituar.

Ndërsa Drejtoresha ekzekutive e ATA-s, Matilda Naço, prezantoi momentet më të rëndësishme të fushës së turizmit gjatë vitit 2014 dhe u ndal tek kërkesat që ky sektor i adreson politikëbërjes për ekuivalentimin e TVSH-së në raport me vendet e tjera të rajonit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FMTK: Asnjë lloj reagimi nga Ministria e Kulturës për masakrën e sitin të Durrësit
Mustafa Nano në një shfaqje për jofetarë, “Dhe profetët dinë të puthin” »
Article Logic
Execution time: 0.02374005317688
array(1) { ["section"]=> string(75) "akt-dhame-shqiperia-po-shihet-gjithnje-e-me-shume-nga-vizitoret-e-huaj-9412" }