Akti Normativ i buxhetit 2016, Ahmetaj tregon paratë për pensionistët, emergjencat civile dhe transportin

Publikuar tek: ekonomi, më 15:55 23-01-2017 Akti Normativ i buxhetit 2016, Ahmetaj tregon paratë për pensionistët, emergjencat civile dhe transportin

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka prezantuar sot në Komisionin e Ekonomisë aktin nomrativ për buxhetin 2016, që sipas tij, reflekton një përditësim në terma pozitivë të treguesve kryesorë makroekonomikë, si dhe nevojës për të dhënë stimuj të mëtejshëm në drejtim të rritjes ekonomike dhe përkujdesjes sociale.

Ahmetaj është shprehur se ky Akt vjen si rrjedhojë e përmbushjes së dy angazhimeve themelore të Qeverisë: Trajtimi sa më dinjitoz i kategorive të shtresës më vulnerabël të shoqërisë dhe Shlyerja e detyrimeve të prapambetura të Ministrisë së Transportit.

Ministri theksoi se ky Akt Normativ nuk është sjellë me qëllim rishikimin në ulje të të ardhurave apo shpenzimeve.

Pra cfarë përfshihet në Aktin Normativ sipas qeverisë?

-Paketa e solidaritetit konsiston në akordimin i një fondi në masën 4 miliard lekë. Kategoritë përfituese për këtë qëllim, kriteret dhe procedurat e së cilave u përcaktuan në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave, paraqiten si më poshtë:

o             Pensionistët – pa përjashtim, morën një shpërblim në masën 6.000 LEK. Nuk ka ndodhur asnjëherë një mbështetje e tillë në fund të vitit. Ështe hera e parë në 25 vite dhe vjen menjëherë pas vendimmarjes se qeverisë për të rritur penisonet. Vetëm në harkune  një viti, dua t’i numëroj, janë gati 16 milionë dolarë në maj të vitit që kaloi për shkak të idnkesiomit të peniosneve; 40 mln dollarë në paketën e solidraitetit, dhe 36 mln dolarë është shtesa në fondin e pensioneve që shkojnë për rritjen në 2017.

o             Personat me aftësi të kufizuara – në masën 2.000 LEK. Mos harroni që në vitet 2005-2009, vitin 2010, vitin 2011 kjo katgeori njerëz morën 0 lekë mbështetje. Jo vetëm kaq, po nuk morën dot as pagesën mujore që u takon me ligj, gjetëm 44 milionë dollarë detyrime të prapambetura kësaj kategorie në 2013. Jo vetëm nuk u ka dhënë, por u ka marrë para njerëzve në nevojë.

o             Familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike – në masën 2.000 LEK.

-Akordimi i një fondi në masën 450 milion LEK për emergjencat civile, për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të dëmshpërblimeve (nga fatkeqësitë, përmbytjet, etj), nga viti 2013 e në vazhdim.

-Akordimi i një fondi total në masën 600 milion LEK për Ministrinë e Bujqësisë, në kuadër të Paketës për Mbështetje të Bujqësisë, që konsiston konkretisht në:

o             300 milion LEK shpenzime korente, për blerjen e krerëve të lopëve, në kuadër të kompensimit të fermerëve për lopët e sëmura. Shumë shpejt, besoj cështje ditësh do të fillojë shpërndarja në territorin e Republikës së Shqipërisë të lopërvë për feremerrët që kanë ëpsuar këto dëme.

o             150 milion LEK për projektin e investimeve publike “Krijimi i karantines per kafshet e gjalla nga importi”.

o             150 milion LEK për projektin e investimeve publike “Sistemi i kamerave neper hidrovore”   që ka të bëjë me monitorimin e fatkeqësive natyrore, krysisht përmbytjeve, të lidhura me përmirësimin e funksionimit të hidrovoreve.

-Akordimi i një fondi në masën 142 milion LEK për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të vendimeve gjyqësore, në sektorin e mirëmbajtjes së rrugëve.

-Akordimi i një fondi në masën 50 milion LEK për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në programin “Zhvillimi i Sportit”

-Rialokime të brendshme në projektet e investimeve publike, duke synuar kryesisht:

o             Rialokimin e fondeve drejt projekteve të investimeve publike me ecuri më të lartë, për të lehtësuar edhe zbatimin e buxhetit të vitit të ardhshëm.

o             Shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të sektorit të infrastrukturës rrugore dhe të ujësjellës-kanalizimeve, në masën 3.4 miliard LEK.

Njëkohësisht, mbështetur në detyrimin ligjor për monitorimin e funksioneve të transferuara vendore për një periudhë 3 vjeçare, janë evidentuar disa problematika në financim të cilat janë të domosdoshme për t’u sistemuar përmes këtij Akti Normativ.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018935918807983
array(1) { ["section"]=> string(109) "akti-normativ-i-buxhetit-2016-ahmetaj-tregon-parate-per-pensionistet-emergjencat-civile-dhe-transportin-66392" }