Aktivistes i thonë mos dalë në protestë se ka fytyra të dyshimta, por përgjigja që jep ajo duhet duartrokitur

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:28 22-09-2016 Aktivistes i thonë mos dalë në protestë se ka fytyra të dyshimta, por përgjigja që jep ajo duhet duartrokitur

Aktivistja e shoqërisë civile Edlira Çepani jep një mesazh të fuqishëm për ligjin e importit të mbetjeve që është duke u diskutuar për miratim në kuvend. Çepani thotë se e kanë këshilluar mos dalë në protesta duke i listuar disa argumenta por përgjigja e saj duhet duartrokitur.

Çfarë shkruan aktivistja:

“Mos dil te protesta me thane, se ka fytyra te dyshimta...Mos dil te protesta me thane se ka njerez te korruptuar...Mos dil te protesta me thane se c'te duhet ty, ti e ke mundesine me ik jashte..Mos dil te protesta me thane se nuk ka zgjidhje per kete vend...Kot del me thane, se asgje s'do arrish! Mos dil me thane se eshte shashke, duan te mbulojne kanabis! "Po kur te na valojne semundjet cfare te bej?! - u thashe. Kur te dalin femije me dy koka? Te kujtohem qe s'dola se s'me pelqente njeri/njera aty dhe e lashe fare? Apo se c'me duhej mua? Apo se duhet te pastroja shtepine? Apo se do me hiqnin farefisin nga puna? Apo se ishte shashke po me ate rast dhe u aprovua? Cfare t'i them vajzes sime kur te me pyese pse nuk fola e pse i lashe nje vend te qelbur trashegimi??!! T'i them qe degjova ca injorante dhe u binda te mos flas atehere kur isha ne kohe dhe kur mundja??!! Jo! Sot ne 17:30 do dal te Parlamenti, per arsyen qe kam dale gjithmone, per vajzen time dhe per familjen time! Gjerat e tjera jane llafe kot per ata qe kane qejf te rrine ne kafe!”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028084993362427
array(1) { ["section"]=> string(114) "aktivistes-i-thone-mos-dale-ne-proteste-se-ka-fytyra-te-dyshimta-por-pergjigja-qe-jep-ajo-duhet-duartrokitur-53785" }