Aktivistët e shoqërisë civile protestojnë te Parku i Liqenit, aktivisti humb ndenjat

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:28 07-03-2016 Aktivistët e shoqërisë civile protestojnë te Parku i Liqenit, aktivisti humb ndenjat

Ka degjeneruar sërish në dhunë protesta e organizuar në parkun e liqenit kundër ndërtimit të këndit të lojërave. Protestuesit janë përplasur me policinë dhe për pasojë një aktivist ka humbur ndjenjat. Pikërisht ky moment është fiksuar në këtë foto. Protestuesi është transportuar me ambulancë drejt spitalit. I plagosur lehtë ka mbetur edhe një polici i policisë bashkiake të Tiranës.Përfaqësuesi i protestuesve që kundërshtojnë projektin, Eljan Tanini ka deklaruar se nga matjet që ata kanë bërë ka rezultuar se sipërfaqja e ndërtimit është 11 mijë e 400 metra katror dhe jo 4 mijë sa ka deklaruar bashkia. Ai ka kërkuar që ndalet “pedofilia mediatike” duke përdorur fëmijët për të justifikuar ndërtimin.  Ndërkohë, deklarata e kryebashkiakut Erion Veliaj pas vizitës që i bëri në spital punonjësit të policisë bashkiake, duket se nuk do t’i shërbejë shumë qetësimit të situatës. Veliaj i ka konsideruar protestuesit e shoqërisë civile si dështakë dhe delirantë që nuk kanë bërë asgjë në jetën e tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e Ditës/ Saimir Pirgu performon në Tiranë, mahnit publikun
Foto e ditës/ 8 marsi »
Article Logic
Execution time: 0.023496866226196
array(1) { ["section"]=> string(89) "aktivistet-e-shoqerise-civile-protestojne-te-parku-i-liqenit-aktivisti-humb-ndenjat-34413" }