Aktivistët kërkesë Ramës: Ky person duhet të shkarkohet një orë e më parë e të procedohet penalisht

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:15 25-12-2017 Aktivistët kërkesë Ramës: Ky person duhet të shkarkohet një orë e më parë e të procedohet penalisht

Ditën e djeshme, shoqëria u ngrit në protestë për vdekjen e Florenc Beqirajt, 23-vjeçarit të cilit iu hoqën aparaturat që e mbanin në jetë.

Sakaq, aktivistët bëjnë përgjegjës edhe ambasadorin tonë në Francë, Dritan Tolën i cili nuk denjoi ta vizitonte e as të merrte masa për shëndetin e tij.

“Ky është Dritan Tola, ambasadori ynë në Francë.

Kur Florenc Beqiraj ndodhej në gjendje të rëndë në spital ky person dhe askush nga ambasada nuk denjoi ta vizitonte e as të merrte masa për kujdesin shëndetsor ndaj Florencit. Nëse do ta kishte bërë, ndoshta Florenci do të ishte mes nesh sot.

Kur Florencit i hoqën shërbimin mjekësor duke e vrarë për së dyti ky person heshti dhe sërisht as nuk u interesua për arsyet pranë spitalit.

E sikur kjo të mos mjaftonte, dje deklaroi se Florenci nuk ka shenja dhune në trup, duke gënjyer hapur për fakte të cilat shqiptarët i kanë parë nëpërmjet videove dhe fotove të shkrepura nga miqtë e Florencit dhe familja.

Ky person jo vetëm duhet të shkarkohet një orë e më parë, por duhet edhe të procedohet penalisht.

Urgjent Edi Rama!”, shkruan nisma Thurje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031304121017456
array(1) { ["section"]=> string(105) "aktivistet-kerkese-rames-ky-person-duhet-te-shkarkohet-nje-ore-e-me-pare-e-te-procedohet-penalisht-104291" }