Aktivisti “kapet” me Opozitën për mirditoren: Bëjani mor autogolin Ramës, pse ja bëni vetes, o Lulzim po pse o njeri?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:49 30-09-2017 Aktivisti “kapet” me Opozitën për mirditoren: Bëjani mor autogolin Ramës, pse ja bëni vetes, o Lulzim po pse o njeri?

Nuk kanë të ndalur reagimet dhe kundër reagimet për fjalimin e fermeres nga Mirdita Gerta Loku që foli sot në parlament.

Pak me herët kreu i PD-së, Lulzim Basha shpërndau një mesazh që i kishte ardhur, ku akuzohej Gerta si e infiltruar nga kreu i qeverisë Rama.

Por në një reagim kundër Bashës dhe disi ndryshe nga të tjetrët, ka shpërndarë aktivisti, Besjan Pesha. Në një postim në rrjetet sociale, Pesha thotë se ky lloj reagimi që po bën Opozita nuk është i duhuri në këtë situatë.

Më poshtë statusi i plotë i aktiviztit Besjan Pesha:

Një fermere foli sot në Kuvend. Tha një karrocë me të vërteta dhe shqiptarët i aprovuan duke i shpërndarë gjerësisht në rrjet. Kërkoi gjëra bazike, rrugë, ujë e vëmendje. Por mbi të gjitha e vendosi parlamentin në një pozicion të vështirë sepse e përdori foltoren për të artikuluar hallet e popullit e jo të politikës. Normalisht opozita duhet ta kapte këtë moment e ta kthente në monument. Por jo!!!

Opozita vendosi ti bëjë biografinë vajzës. Zbuloi që e ka me njollë. Zbuloi që ajo nuk është e shenjtë, e virgjër, me fis të papunë e leckaman. Eh Zot!

O OPOZITA!!! Po kujt i plasi çfarë është ajo dhe si ha bukë fisi i saj? A tha mor të vërtetën? Po e zëmë se e ka fut Rama aty me skenar. I doli pra nga skenari sepse qeverinë e Ramës shau. Ju sjeni më në pushtet.

Bëjani mor autogolin Ramës, pse ja bëni vetes? Pse? Pse? Pse? O Lulzim po pse o njeri? Pse?

Si mor merreni me një njeri të thjeshtë???

Eh Zot!!!! 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023542165756226
array(1) { ["section"]=> string(117) "aktivisti-kapet-me-opoziten-per-mirditoren-bejani-mor-autogolin-rames-pse-ja-beni-vetes-o-lulzim-po-pse-o-njeri-94293" }