Aktivisti përplaset me gazetaren në emision: Je shumë kot, bën pyetje pa lidhje

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:56 22-02-2016 Aktivisti përplaset me gazetaren në emision: Je shumë kot, bën pyetje pa lidhje

Në emisionin “Pasdite në Top Channel” është diskutuar për protestën e shoqërisë civile kundër ndërtimit të këndit të lojërave në parkun e liqenit artificial.

Të ftuar të gazetares Jonida Shehu kanë qenë Mimoza Boçari, gruaja që u qëllua nga polici, aktivisti Eljan Tanini; Suzana Kurtallari, vajza e fotos që u bë virale si dhe Klodi Leka, djali i të njëjtës foto dhe aktivist i shoqërisë civile.

Por pavarësisht diskutimeve në studio përpara kamerave, Klodi Leka ka treguar përplasjen që pati me gazetaren Shehu kur ishin “off record”.

Leka mesa duket është nervozuar nga pyetjet e Shehut duke e ofenduar atë me fjalët: “Je shumë kot, bën pyetje shumë koti, pa lidhje.” Ai gjithashtu pretendon se gazetarja i është përgjigjur duke i thënë: "Shko more bërtit rrugëve me megafon".

Klodi Leka ka risjellë në vëmendje ngjarjet e vitit të kaluar në Rumani, ku me mijëra protestues pasi rrëzuan qeverinë, sulmuan mediat për qëndrimet e mbajtura në favor të klasës politike.

Postimi i Klodi Lekës:

Sapo dola nga emisioni "Pasdite ne Top Channel" dhe ndihem i neveritur gjer ne revolte me injorancen, çorientimin dhe cinizmin e gazetares drejtuese: Jonida Shehu. Kjo kukulla e grimuar qe ska pike lidhjeje me realitetin e perditshem, e jo më me betejat qytetare, perveçse lozen rolin e hetueses a militantes mediokre te partise ne pushtet, te mbyt çdo ide ne koke me pyetje koti, te ngec fjalet ne fyt, te tredh me kotesine spektakolare te saj. Pas emisionit i thashe: "Me mire te me kishe ftuar te rrija me duartrokitesit se keshtu merrja nje 5 mije lekesh te pakten", dhe mu pergjigj "Mos eja me" me pordhet ne qiell. "Je shume kot, ben pyetje shume koti, pa lidhje" - vazhdova. "Shko more bertit rrugeve me megafon" u perpoq te me fyente paturpesisht gazetarja qe ne vend te mbronte aktivistet dhe kauzat publike, shenjteron shkopin e policit. Kjo eshte pra media. Nje teatro i gerditshem. Mos te harrojme miq skenarin rumun, ku populli pasi qeroi hesapet me klientelat, iu kthye me molotove makinerise propagandistike te pushtetit. Diçka e tille do te ndodhe edhe ketu. Eshte e pashmangshme.

1545809_10153960289188151_9009892104867115150_n.jpg

*Foto nga emisioni i sotëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026210069656372
array(1) { ["section"]=> string(83) "aktivisti-perplaset-me-gazetaren-ne-emision-je-shume-kot-ben-pyetje-pa-lidhje-33271" }