Aktori bën deklaratën e FORTË: Heq dorë nga protesta për Teatrin, është bërë…

Publikuar tek: kulture-art, më 20:40 18-04-2018 Aktori bën deklaratën e FORTË: Heq dorë nga protesta për Teatrin, është bërë… Erion Isai

Teksa të gjithë aktorët janë duke 'luftuar' për të mos u shembur Teatri Kombëtar, aktori Erion Isai ka habitur me deklaratën e tij.

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, në Report Tv ai tha se protesta është politizuar dhe për këtë arsye nuk proteston më. Ai shtoi se aktorët nuk duhet të ishin takuar me kreun e PD-së Basha pasi gjatë kohës që ai ishte në pushtet, nuk u kujdes për Teatrin, dhe shfrytëzoi pushtetin.

"Arsyeja pse unë kam hequr dorë nga protesta e Teatrit Kombëtar është sepse tashmë është kthyer në çështje politike. Dalin dhe flasin për një politikë të përgjithshme, marrin përsipër të flasin edhe për arkitekturë, janë bërë edhe arkitektë. Pastaj shkojnë dhe futen në zyrë të kryetarit të opozitës, gjë që mua nuk më duket normale. Unë nuk di që ndonjë nga 2 sindikatat të ketë kërkuar takim me kryeministrin dhe ai të ketë thënë jo.

Nuk ka ndonjë gjë të shkosh te lideri i opozitës, por ai nuk ka fuqi vendimmarrëse dhe ndaj nuk mund të jesh selektiv, të shkosh te njëri dhe jo tek tjetri. Unë e përmenda kreun e opozitës sepse edhe kur ishte në pushtet e vetmja gjë për të cilën ndërhynte ishte për të punësuar aktorë brenda Teatrit Kombëtar dhe nuk është interesuar ndonjëherë për kushtet e Teatrit,"-shprehet aktori.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Çeta e hajvanëve ndaj Vorpsit të bën të vësh duart në kokë, mund të kishte dashuruar ndonjë nga JU, po nuk e dinte me cilën DHI bënit...' (E PLOTË)
»
Article Logic
Execution time: 0.031792163848877
array(1) { ["section"]=> string(81) "aktori-ben-deklaraten-e-forte-heq-dore-nga-protesta-per-teatrin-eshte-bere-117393" }