Aktori Ben Stiller diagnostikohet me kancer

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:18 04-10-2016 Aktori Ben Stiller diagnostikohet me kancer

Aktori i famshëm hollivudian, Ben Stiller ka treguar se është diagnostikuar me kancer në prostatë.

Komediani zbuloi semundjen e tij këtë të martë gjatë emisionit “The Hoëard Stern Shoë”, ndërsa më pas publikoi edhe një ese për përvojën e tij të hidhur.

Ai tha se kanceri u shfaq papritmas gjatë një kontrolli rutin të prostatës (PSA) në qershor të vitit 2014.

“Teksa mjeku që më ndryshoi botën, foli për qelizat e kancerit, mundësinë e mbijetesës dhe impotencës, mundësia për operacion, zëri i tij u zbeh, si çdo personazh në një shfaqje televizive apo film, kur i thonë se ka kancer, por këtë herë isha unë, dhe askush nuk po filmonte gjë”, shkruan ai.

“Gjëja e parë që kam bërë kur kam marrë vesh për sëmundjen ishte të mësoja se kush tjetër e ka pasur këtë sëmundje. Lexova që e kishte tejkaluar edhe Rober De Niro, prandaj e kam telefonuar menjëherë atë”, shtoi ai. “Por mjekimi tashmë më duket sikur më ka shpëtuar jetën”, tha Stiller.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027589082717896
array(1) { ["section"]=> string(49) "aktori-ben-stiller-diagnostikohet-me-kancer-55071" }