Aktori Bujar Asqeriu ‘gozhdon’ Hervin Çulin: Teatri u la si lebrozë mes Tiranës, për ata që i kanë vënë syrin..

Publikuar tek: aktualitet, më 22:41 13-02-2018 Aktori Bujar Asqeriu ‘gozhdon’ Hervin Çulin: Teatri u la si lebrozë mes Tiranës, për ata që i kanë vënë syrin..

Një debat i ashpër dhe me tone të larta për godinën e Teatrit Kombëtar dhe zhvendosjen e akrotëve te godina e quajtur “Turbina” është zhvilluar mes aktorit të madh Bujar Asqeriu dhe Hervin Çulit, drejtorit.

Asqeriu ka thënë se situata është aq alarmante sa “të përmbyset bota”, pasi ministrja e Kulturës s’di asgjë çfarë bëhet me Teatrin.

“Ministria e Kulturës 3 km larg nga Teatri Kombëtar nuk di çdo të bëhet me këtë teatër. Këta nuk dinë kanë ndonjë lekë në xhep apo nuk kanë. Këta nuk dinë asgjë. Për çfarë paguhen këta? Ai nuk di se çfarë do të bëhet nesër me teatrin. Jo të ulurish, por të përmbyset bota. Më vjen keq që ju nuk jeni aspak transparent. Teatri kombëtar u la me qëllim si lebrose në mesë të Tiranës që ata që i kanë vënë syrin ta rrafshojnë”, u shpreh Asqeriu.

Pjesë nga debati në emisionin “360 Gradë”:

Teatri sot të vjen për të qarë. Pse Teatri Kombëtar të vete tek Turbina? Çfarë do të bëhet me këtë vend ku janë lënë kockat? Me artdashësit? Revolta ime është kjo; për çfarë i merr rrogat Ministria e Kulturës?

Asqeriu: Këta nuk dinë asgjë? Përse paguhen këta? Çfarë është kjo administratë? Kjo është për t’u tundur bota.

Teatri Kombëtar, u la ashtu me qëllim. Pranoje i dashur. U la ashtu si një lebrozë mes Tiranës që ata që i kanë vënë syrin ta kenë më të lehtë. Dhe thanë do të zhvendosemi te Turbina.

Çuli: Më ler të them, Tiranës sot i shtohen dy salla të reja teatri.

Asqeriu: Do të zhvendosemi. Teatri sot i ngjan një lebrozi të sëmurë. Teatri sot të vjen për të qartë ta shohësh. Ne do të zhvendosemi te Turbina. Por çfarë do të bëhet me këtë teatër ku kanë lënë kockat..

Çuli: Projektet nuk i bën drejtori. I bëm qeveria shqiptare. A ke dy salla të reja? Nëse do të bëhet një Teatër i ri me të gjitha parametrat.

Asqeriu: Dale të hapim gropën njëherë.. mbase futemi të gjithë brenda aty...

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Teatri te Turbina, Hervin Çuli ‘sherr’ me Zhejin në emision: Po hedh shashkën... (Debati)
Tragjike në Durrës, i riu hidhet nga kati i tetë i pallatit »
Article Logic
Execution time: 0.020308971405029
array(1) { ["section"]=> string(112) "aktori-bujar-asqeriu-gozhdon-hervin-culin-teatri-u-la-si-lebroze-mes-tiranes-per-ata-qe-i-kane-vene-syrin-110163" }