Aktori e ka shumë seriozisht, pavarësisht se qesh, Policia e Shtetit promovohet mirë: Sikur t’i ndodhte Teatrit, populli do ishte më i lumtur

Publikuar tek: kulture-art, më 10:42 05-10-2016 Aktori e ka shumë seriozisht, pavarësisht se qesh, Policia e Shtetit promovohet mirë: Sikur t’i ndodhte Teatrit, populli do ishte më i lumtur

Aktori Romir Zalla e ka shumë seriozisht, pavarësisht se qesh. Sipas tij Policia e Shtetit promovohet shumë mirë. Dhe deri këtu, nuk ka asgjë të keqe për ish-aktorin e ‘’Portokalli’’-së që tani punon i pavarur.

Por Zalla hedh një tjetër ide, kështu duhet të ndodhë edhe me Teatrin.

‘’Sikur te promovohej Teatri po kaq shumë sa Policia e Shtetit bie fjala, ky popull do të ishte më i lumtur’’, komenton këtë mëngjes Zalla.

Në fakt nuk dihet se për cilin teatër e ka Zalla, sepse në kryeqytet ka disa, por duhet thënë që gjatë këtyre viteve artistët e kanë shprehur shpesh shqetësimin për mungesën e spektatorëve në shfaqjet e tyre. Indiferenca nuk ka lidhje me cilësinë  e aktorëve që luajnë, apo llojet e pjesëve, por më shumë me kushtet që plotësojnë sallat ku luhet. Pa sistem cilësor  ngrohje-ftohjë dhe aspirimi, vështirë se publiku mund të dëshirojë të ndjekë shfaqjet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 10 kështjellat në Shqipëri që duhet t’i vizitoni patjetër: Krenaria e përjetshme në këto FOTO
Sopranoja Ramona Tullumani rikthehet në Sofje, me suksesin e Traviatës »
Article Logic
Execution time: 0.025461912155151
array(1) { ["section"]=> string(143) "aktori-e-ka-shume-seriozisht-pavaresisht-se-qesh-policia-e-shtetit-promovohet-mire-sikur-t-i-ndodhte-teatrit-populli-do-ishte-me-i-lumtur-55141" }