Aktori i famshëm nis rehabilitimin, prej kohësh i varur nga alkooli

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:29 15-03-2017 Aktori i famshëm nis rehabilitimin, prej kohësh i varur nga alkooli

Aktori i famshëm, Ben Affleck ka nisur rehabilitimin kundër varësisë ndaj alkoolit dhe njofton se ka  përfunduar edhe një seance.

“Unë kam përfunduar trajtimin për varësi nga alkooli, një problem që unë e kam trajtuar në të kaluarën dhe do të vazhdoj të përballem edhe në të ardhmen.

Dua ta jetoj jetën në maksimum dhe të jem baba i mirë. Dua që fëmijët e mi të kuptojnë se nuk është turp që të kërkosh ndihmë kur ke nevojë për të. Dua që ata të dinë se mund të jenë burim force për ata që kanë nevojë për ndihmë por nuk guxojnë të marrin hapin e parë”, shkruan Affleck në ‘Facebook’.

Aktori po ashtu nuk ka nguruar të falenderojë ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Garner.

“Unë jam me fat që kam dashurinë e familjes dhe miqve të mi, përshirë edhe ish-bashkëshorten time, Jen që më ka mbështetur dhe është kujdesur për fëmijët tanë dhe të gjitha anët”, ka thënë ai shkruan ‘Daily Mail’.

Kohë më parë është raportuar se aktori Affleck po kalon kohë me një infermiere që po qëndron pranë tij 24 orë për ta ndihmuar në largimin e toksinave nga trupi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.098523139953613
array(1) { ["section"]=> string(72) "aktori-i-famshem-nis-rehabilitimin-prej-kohesh-i-varur-nga-alkooli-71971" }