Aktori i filmit “Rocky” shpallet kampion bote në boks

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:49 01-06-2016 Aktori i filmit “Rocky” shpallet kampion bote në boks

Ndodh që ëndrra kinematografike të kthehet në realitet. Tony Belleë, boksieri britanik që kishte rolin e rivalit për titullin kampion në serinë e shtatë të filmit “Rocky” është shpallur mbrëmjën e së dielës kampion bote në peshën e lehtë, në kategorinë WBC.

Kurora e kësaj peshe ishte vakante dhe Bellew mundi në “Goodison Park” të Evertonit rivalin e tij nga Australia, Illunda Makabu.

Në atë film që kushtoi 37 milionë dollarë, Belleë do të sfidonte në ring për titull djalin e Apollo Creed. Gjatë xhirimeve të filmit, Tony Belleë kishte krijuar shpesh probleme, pasi në ring rrëmbehej nga pasioni për boksin dhe godiste fort protagonistin kryesor.

Madje edhe dueli real mes dy boksierëve zhvilluar në Britaninë e Madhe ishte si një film, me rivalin australian që dominon në raundin e parë dhe hedh në tapet Belleë. Por ashtu si në filma, ku protagonisti nuk dorëzohet, edhe boksieri britanik nuk heq dorë, madje dominon në raundin e dytë dhe në të tretin vulos fitoren, duke goditur rivalin e tij me disa grushte të fortë.

Duke harruar filmin, boksieri britanik tregoi me kalimin e kohës gjithë potencialin e tij në ring, duke fituar me “KO” në raundin e tretë sfidën më të rëndësishme të karrierës së tij, që i dha titullin kampion bote. Para 20 mijë shikuesve, boksieri që fitoi famë nga filmi që nuk zhgënjeu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033082962036133
array(1) { ["section"]=> string(57) "aktori-i-filmit-rocky-shpallet-kampion-bote-ne-boks-42127" }